NASA i përgjigjet Anonymous: S’kemi vendosur kontakte me alienët

Ornela

Grupi më i madhe i hakerave, “Anonymous” njoftoi përmes një videoje të postuar në Youtube se NASA shumë shpejt do të publikojë lajmin e madh.

“Haktivistët” pretendojnë në videon e tyre se Agjencia Hapësinore Amerikane do të konfirmojë ezistencën e alienëve, e madje edhe kontaktin me ta.

Vetë NASA heshti për disa ditë me radhë dhe heshtja e saj u mor për “po” nëpër forume dhe rrjetet sociale. Aq shpejt u përhap lajmi, sa tashmë vetë agjencia është detyruar që të dalë me një njoftim.

“Nuk kemi në plan asnjë njoftim sa i përket formave të jetës jashtëtokësore. Nuk kemi asnjë kontakt. Jemi të vetëm në univers? Këtë nuk e dimë ende, por misioni ynë vazhdon për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje thelbësore”, thotë Thomas Zurbuchen, shkencëtar i NASA-s.

Share This Article
1 Comment
  • Perse duhet te jemi te vetem ne Univers?! Per çfare shkaku?! Kjo tingellon si diçka fetare. Ka me miliarda planete qe i ngjajne Tokes sone!Vetem ne Galaksine tone NASA pohon se ka zbuluar deri me sot, rreth 50 planete te ngjashem me Token. Jane zbuluar po ashtu molekula organike ne hapesire, qe thuhet se kane sjelle edhe jeten ne Toke. Atehere perse duhet te jemi te vetem?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *