Emrat “VIP” që nuk do të jenë në Parlament

DITA Online

 

Parlamentit të ardhshëm do t’i mungojnë një sërë personazhesh të cilët për vite me radhë kanë qenë protagonistë në skenën politike në vend.

Ben Blushi dhe LIBRA e tij nuk arritën dot të hynin në Parlament, edhe pse morën rreth 20 mijë vota. E për këtë, Blushi me anë të një statusi në Facebook i mori përgjegjësitë vetë.

“Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi”, shkroi Blushi në profilin e tij.

Sikur të mos mjaftonin emrat e papërfshirë në listat e Partisë Demokratike, jo fitues janë dhe disa figura të rëndësishme si Arben Ristani dhe Dashamir Tahiri në Vlorë, Agron Duka në Durrës, Gert Bogdani në Tiranë, Gjok Uldedaj në Shkodër, Preç Zogaj në Lezhë, Astrit Veliaj në Berat, apo Roland Bejko në Gjirokastër.

Parlamentit do t’i mungojnë dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda.

Ndërsa nga LSI bie në sy emri i Sokol Dervishajt.

Edhe në listën e Partisë Socialiste janë të paktën 3 emra që me këto rezultate nuk do të jenë deputetë.

Spartak Brako dhe Milena Harito në kryeqytet dhe Safet Gjici në Kukës. Por fati i tyre do të varet nga konfigurimi i kabinetit qeverisës të Edi Ramës dhe nëse ai do të vijojë praktikën e ndjekur për 4 vite, ku ministrat duhet të dorëzojnë mandatin e deputetit.

Share This Article
9 Comments
  • Po keto jane plera e jo emra vip po ka dhe te tjer qe nuk duhet e ishin . Kane 27 vjete qe vjedhin dhe qenkane bere emra vip , keto jane si ligji i mbetjeve
    qe duhet te ishin ndaluare me perpara.

  • O komentues te mesiperm ,ta gezoni diktaturen . Banditet neokomuniste .Akoma se keni kuptuar, qe nga 45 e deri me sot, thelle e me thelle ju hy????!!!
    Pse do kishit keq te kishim kundershtare ne parlament.Thelle me thelle e doni tja u fu… PPSH o te uruar..I gezofshi jete e mot ,por cfaje kemi ne te tjeret ,mos harroni o koke lope : sporti nuk luhet vetem por luhet me kundershtare,por kujt i thua ,??!!!.

  • Xhelozia e beri qorr Blushin. Pabesia eshte ves i keq dhe nuk te ben asnjehere fitimtar.U pa qe i hipi kalit mbrapsht dhe nuk do te kaleronte gjate.

  • Keni te drejte shoke. Parlamenti ka nevoje per servile e jo per zera opozitare. Ta kthejme parlamentin si ne kohen e xhaxhit ku te gjithe duartrokisnin per cdo budallallek qe xhaxhi nxirrte nga goja. Qe ketej e tutje ne parlament mund te shkohet me tuta dhe me bluzen e rilindjes ose sipas direktivave qe do te jape lideri maximo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *