Plas në PD, deputetët dhe themeluesit e PD kërkojnë largimin urgjent të Bashës

Gazeta Dita

Pas 19 anëtarëve të Kryesisë së PD-së, vjen një tjetër peticion për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së.

Këtë radhë bëhet fjalë për “peshat e rënda”, deputetët dhe themeluesit e PD-së, duke nisur nga Besnik Mustafaj, tek Patozi, Bregu etj.

Deklarata e tyre:

Të shqetësuar:

-Për rezultatin katastrofik te PD në këto zgjedhje;

-Për thellimin e dobësimit të kapaciteteve konkuruese elektorale dhe organizative të PD-së

-Për shkeljet e rënda dhe nëpërkëmbjet statutore 4 vjeçare,

-Për kërcënimin e identitetit tonë si demokrate nga goditjet  sistematike të qëllimshme e kompleksive të simboleve të PD,

-Për mospërfilljen e vazhdueshme të forumeve  vendimmarrëse të PD-së;

-Për mungesën e një perspektive të afërt, të qartë,shpresëdhënëse për demokratët;

Të ndërgjegjshëm për peshën e rēndë  të misionit  opozitar përballë maxhorancës të pamerituar dhe të pakontrolluar të Edi Ramë-s e cila u mundësua nga sjellja e papërgjegjshme dhe pazaret okulte politike të Lulzim Bashës,

Të ndodhur në një situatë të paprecedent të rënies së rezultateve elektorale të PD-së gjatë kohës së qënies në opozitë dhe të precedentit të zbatuar ne PD nga Kryetari i Partisë,për raste të tilla;

Kërkojmë:

1.Dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit, Lulzim

Basha, si përgjegjës i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje si dhe për dështimet e njëpasnjëshme elektorale gjatë mandatit të tij.

2.Fillimin e një procesi të analizës dhe reflektimit serioz e te pergjegjshem per Rindërtimin e shpejtë te PD, si hap i parë për ringritjen e të djathtës në Shqipëri.

3.Zhvillimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe me garanci të plota statutore dhe të çliruar nga çdo ndikim i hapur ose i fshehtë.

I bëjmë thirrje cdo demokrati që t’i bashkangjitet listës së hapur që shoqëron  këtë qëndrim.

Besnik Mustafaj

Gjergj Lezhja

Tomorr Alizoti

Julian Deda

Leonard Olli

Zana Guxholli

Majlinda Bregu

Genc Ruli

Ridvan Bode

Armand Teliti

Astrit Patozi

Keltis Kruja

Agron Musaraj

Igli Cara

Ardian Kollozi

Rajmond Hoxha

Eleina Qirici

Gjergji Papa

Bedri Hoxha

Roland Keta

Kreshnik Bozho

Gent Minarolli

Mirgen Lata

Shrefedin Shehu

Fabian Topollaj

Grigels Mucollari

Arieta Keci

Andi Permeti

Kozma Dashi

Ferdinand Shehu

Roland Keta

Dashnor Sula

Shaban Memia

Arqile Gorea

Artur Shehu

Vasillaq Ndreko

Ermira Qosja

Luter Nuraj

Atird Hoxha

Viktor  Bezhani

Gjovalin Bzheta

Edi Vecani

Vilson Haxhiraj

Agron Hasanbasha

Mirela Mucaj

Remzi Haxhiu

Bedri Luku

Iriat Hyka

Mirela Hasanaj

Ilia Milo

Artur Ajazi

Edlira Jakova

Renato Preza

Koco Bello

Valter Miza

Ramadan Hoxha

Genci Doci

Ilir Laci

Bedri Mihaj

Florian Dani

Vasillaq Ngresi

Nexhmi Dokollari

Ermir Petriti

Demir Gjana

Spartak Shaholli

Armand Cenolli

Aurel Agolli

Ilir Kondi

Ndue Paluca

Guri Tatari

Ilir Krosi

Kristo Cipa

Nexhmie Xhuveli

Vasil Milo Rrapo

Share This Article
7 Comments
  • Po largimin e Sali Berishes qe ju detyroi ta benit Bashen kryetar partie ka guxim ta kerkoje ndonje nga ju?

    • Shumica e ketyre emrave jane ata qe nuk levizen as gishtin e vogel per te ndihmuar fitoren e PD ne kete fushate ose me mire prisnin me padurim humbjen per te gjetur fajtorin Basha.Gjysma jane ish pushtetarr qe shkaktuan realisht humbjen e PD qysh ne zgjedhjet e meparshme.Ndersa nje pjese qe dominon jane servilet dhe bythlepiresit e familjes Berisha.Humbja e PD ka filluar pa u bere Basha kryetar.Askush nuk e thote te verteten.

  • Ahahahaah, po cfare themeluesish mo aman.
    Themeluesit e vertete te PD nuk jane ne PD sepse PD ne 1992 u pushtua nga kamunistet.

  • keto jane cakej e ujqer secili brenda ne ate parti.
    S’kane moral se te kishin, sic i tregojne vendin Lulit sot qe mbeten pa karrige deputeti, ja tregonin qysh ne kohe te cadres dhe te ulurimave e shpifjeve prej gangsterri.
    Por jane oportuniste te ndyre secili individ aty.

  • Ju keni meriten tuaj qe krijuat PD …Sa keni perfituar ju nga PD jo askush tjeter.Imazhin PD nuk ja ka prish kush tjeter vec jush.Ju duket vetja kushedi çfare po harroni qe jeni interesxhinj dhe sa ju preken interesat ktheni shpinen.Cfare keni bere per PD keto 4 vite.

    Besnik Mustafa dy fjale per ty:
    Kam qene nder te paret qe kam hedhur firmen qe te propozonim per deputet te Tropojes.Na trego cfare ke bere per Tropojen pervec faktit qe nuk e ke shkel me kembe per 4 vjet.NJe presje nuk ke ndryshuar dhe keni qene ne pushtet.Po kur u bete minister i jashtem sa intelektual te mirfillte demokrat ke ndihmuar?…..asnje….
    Ju e keni vjel te gjithe PD e tani keni goje e flisni

    • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine says:

      O Atros,sa per meriten e krijimit te PD-se kot gulcojne ujqerit e ulkonjat,se PD-ja u krijuan si ombrelle e PPSH nga puntoret e bashkepuntoret me te neveritshm te ish sigurimit famekeq te te shtetit,ketyre mijeve te kenatave qe i etiketoje vertet me plot gojen diktatori Hoxha.Kurse sa per dershmeri ato tashme jane te provuar me ze,figure e deshmi te gjalla sa istitucionale aqe dhe popullore e medjatike si pjese e botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne dite e vite deri me sot.Per kujtese ne morlin e Besnikut te partise PPSH,sot PD-se per kujtese palondershmeire eshte doreheqja si minister i jashtem ne kohen e ardhjes presidentit USA-s qe flet shume,pa harruar nje pasuri maramendese qe gezon per sherbimet e tija te ndyra gjate ketyre viteve te nje tranzicioni te tejzgjatur nga flangat e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoral-politik ne te tre pushtetet,nga eterit tek bijte e mostrat e tyre me nje barre krimesh dhe superkorrupsionesh mbi supe.Kujto jozefinen kur perkedhelte automatikun qe kishte vrare protestues paqesore me duar ne xhepa apo dhe te tjeter qe sponsorizonin TVSH-ne per kete rreklame sa te peshtire e bajate,aqe e antinjerezore dhe do te bindesh se pamfleti i ketyre te pabrekeve qe i la dita dhe miljonereve i ngrysi nata,nuke eshte gje tjeter vetem se nje amoralitet i parakohshem i nje prostitucioni te gershetura me krimin e korrupsionin ne dite e vite deri me sot.Beso.Reforma ne Drejtesi shume shpejt do te thote fjalen e saje,te gjithe ato firmetare bashke me Berisha-Bashen do te jene pale ne bangen e akuzes duke akuzuar njeri-tjetrin e qare per meshire.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim,si dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e pushteteve te sundimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik qe kerkon drejtesi dhe jo riciklim te djajve.PD-se i duhen figura te paperlyera dhe jo amorle e te binjakezuar me krimin.

  • SOT ENVERI NXORRY DHENDRIN PER TE PREZANTUAR MEHMETIN SI ARMIKUN E PARTISE. MENJEHERE E GJITHE KOPEJA E SERVILEVE U TURR TA SHQYENTE TE GJALLE. DH E KJO NE NJE KOHE QE DIHET JO VETEM KOMBTARISHT POR EDHE BOTERISHT QE KY MEHMETI I SHEKULLIT TONE NUK DO TA FEJONTE KURRE DJALIN PA LEJEN E ENVERIT.
    TE DY NENKRYETARET, PALI DHE MUHO, SE SHPEJTI DO SERVIRIN, ME UDHEZIM NGA LART, RAMIZIN SI ALTERNATIVE I CILI DO TE DUHET TE VOTOHET 99%. DHE PASTAJ KY KOR KOKBOSHESH DO DE SHPRETHEJE NE KLITHMA : PSHTE MEHMETI, RROFTE RAMIZI. DHE KESHTU PARTIA DO TE DALE ME E FORTE. RROFTE PDSH, ME FALNI, PPSH!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *