Evropa, Elita dhe Publiku (disa foto shokuese nga një Europë e një kohe tjetër dhe një analizë mbi frikën që vijon dhe sot)

redaktor
1748663; out of copyright

Shumë pak mund të kenë dëgjuar për ekzistencën e kopshteve zoologjike në Evropë. Jo për kafshët, por, për njerëzit ! Kopshte, që duke nisur nga fundi i shekullit të 19-të (1877) dhe deri në shekullin e 20-të (1931), ekspozonin qeniet njerëzore, herë vetëm, por herë-herë edhe në shoqërinë e kafshëve të tjera. Kjo, për të argëtuar masat, për të shuar kuriozitetin e tyre popullor dhe për të dëfryer fëmijët.

Elitat politike të Parisit, Berlinit, Londrës, Madridit, apo Brukselit, të mbështetura nga ato shkencore, përveç ekspozitave kombëtare, organizonin edhe ekspozita universale, ku krenoheshin me gjetjet, që sillnin “krijesat e reja” të perandorive të tyre koloniale.

Dokumentimet historike shfaqin anën e fshehur të një historie, përtej kufijve të njerëzores. Të abuzuar, familjarë, të rritur si edhe fëmijë, iu ofroheshin herë të zhveshur, apo edhe me rroba klounësh masave popullore, për argëtim. Shpeshherë të detyruar të ndesheshin me gorillat dhe shpeshherë të kërcenin. Me tabela përshkruese mbi të dhënat fizike, por edhe me këshilla si p.sh.: “Të mos i ushqejnë, se janë të ushqyer”. Spektatorët, sa të mbërthyer nga kurioziteti, sa të stepur nga etiketimet e tyre të larmishme, si kanibalë, mishngrënës, me lëkurë të butë, apo të ashpër etj, dhe herë të frikur nga mosnjohja e tyre, reagonin po në të njëjtat forma të pa-emancipuara, që reagohet edhe në ditët e sotme, në një kopsht zoologjik, ndaj kafshëve të vetmuara.

Vetëm Franca, ka të dokumentuar rreth 100 milionë spektatorë në kopshtet zyrtare zoologjike për njerëzit, në një sërë qytetesh të mëdha të saj, si Parisi, Bordoja, Marseja, Strasburgu, apo Lioni. Një fenomen i legjitimuar edhe nga shkencëtarët. Sipas shpjegimeve të historianit francez Paskal Blonshar, kopshtet zoologjike njerëzore, të përforcuara nga një fjalim shkencor, shoqërojnë kalimin nga një racizëm shkencor, në një racizëm kolonial.

Dhe ajo që bënin shkencëtarët, sipas Blonshar, ishte inkurajimi i kuriozitetit, i ndjesisë estetike, i ngjalljes së elementit të surprizës tek vizitori, më shumë se, sa t’i shpjegonin atij arsyet, që i lejonte atyre, këtë vënie në spektakël të tjetrit.

Belgjikë
Liezh-Belgjikë
Paris
Paris
Marsejë
Lion

Afishet, kartolinat, reklamat dhe gazetat kanë dokumentuar gjurmët e një racizmi të fortë në Evropë, të një ideologjie të mirë ndërtuar dhe të mirë strukturuar në kuadrin e një politike, që në fund të fundit, nuk synonte veçse të legjitimonte dhunën e kolonizatorëve.

Duke rrënjosur në mendjen e opinionit publik evropian, “të huajin primitiv”, “të egrin”, “barbarin”. Por, mbi të gjitha, të një politike që kërkonte të instrumentalizonte Frikën, që ata ndillnin. Është kjo frikë, që psikologjia rekomandon rëndom të eliminohet në forma të zakonshme, përmes krijimit të kontaktit me objektin apo subjektin, që krijon frikën.

Sot, gati 90 vite më vonë, në Evropën e ditëve të sotme, është pikërisht ky terreni ku luhet, frika e instrumentalizuar në forma të strukturuara, nga ekstremizmi dhe populizmi i djathtë. Frikë, që përdoret për të mbajtur të distancuar integrimin mes komuniteteve, për të penguar komunikimin dhe shkrirjen sociale, por edhe për të mbjellë farën e përçarjes.

Një instrumentalizim, që duket se e ka tashmë një terren të gatshëm, paragjykimin e rrënjosur. Atë paragjykim, që antropologu dhe politikani Antenor Firmin, e shpjegon përmes librit të tij “Mbi pabarazinë e racave njerëzore”, si një forcë që të bën të besosh, se një ngjyrë pak a shumë e bardhë është një shenjë superioriteti, duke ngelur përjetësisht e rrënjosur edhe në mendjet më të mira, pavarësisht të gjitha fakteve, që tradhtojnë hipokrizinë! Një libër, i shkruar dhe i botuar, për t’iu kundërvënë publikisht, shkrimtarit francez Artur de Gobino dhe esesë së tij, që mbronte superioritetin e racës ariane dhe inferioritetin e njerëzve me ngjyrë.

Elita vs. Publiku

Por, si shfaqen sot të pozicionuar ndaj të huajit, imigrantit dhe refugjatit, elita dhe publiku evropian? Një studim i fundit britanik, i Institutit Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare, ka ofruar të dhëna interesante në lidhje me perceptimin e dy grupimeve në lidhje më këtë çështje. Të dhëna, që flasin për një ndryshim radikal të perceptimeve mes tyre, ku logjika elitare, liberale dhe e emancipuar bie ndesh me pikëpamjen e mbyllur me nuanca konservatore, të një publiku të gjerë evropian.

Elita, (bëhet fjalë për një kampion të intervistuarish me më shumë se 1800 persona të pyetur: përfaqësues qeverish të 10 vendeve anëtare; të njerëzve të botës së sipërmarrjes dhe të biznesit; të medias dhe të shoqërisë civile), vlerëson në shumicë se, imigracioni ka qenë pozitiv për vendin e tyre dhe se ka pasuruar jetën kulturore.

Ajo e refuzon idenë se imigracioni ka një ndikim negativ mbi kriminalitetin; refuzon idenë se imigrantët janë barrë mbi sistemet sociale dhe mohon gjithashtu mundësinë, se imigrantët po i marrin vendet e punës, vendasve.

Publiku evropian, përkundrazi, shfaqet tërësisht në kontrast me perceptimin e elitës. Në tërësi publiku vlerëson se, imigracioni ka një ndikim negativ mbi vendin e tyre; refuzon idenë se imigracioni ka pasuruar jetën kulturore në vend; ka bindjen se, kriminaliteti është theksuar për shkak të imigracionit; se imigrantët janë barrë për sistemin social dhe se kërcënojnë vendet e punës për autoktonët.

Publiku evropian, shfaqet gjithashtu i shqetësuar në lidhje me evoluimin etnik dhe kulturor të vendeve të tyre, si edhe ka prirje të shprehet negativisht, ndaj migrimeve ekonomike jashtë BE-së.

Që prej vitit 2015, kriza e madhe e ushqyer nga konfliktet e armatosura dhe mungesa e stabilitetit politik në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, ka shkaktuar flukse refugjatësh, që kërkonin t’i largoheshin zonave të luftimit. Por, se studimi vëren se, pasojat sociale apo humanitare, nuk mjaftojnë për të shpjeguar frikën e publikut, përballë krizës së refugjatëve.

E njëjta qasje, konstatohet edhe mbi zgjerimin e mundshëm evropian, ndaj vendeve të reja. Të dy grupimet janë thellësisht të ndara, mbi çështjen e zgjerimit. Studimi është fokusuar mbi opinionin në lidhje me zgjerimin aktual, si edhe mbi perspektivën e aderimit në BE, të vendeve të reja.

Publiku evropian ndan bindjen se, “zgjerimi i BE-së, ka shkuar shumë larg”; shprehet kundër aderimit turk në BE; mendon në lidhje me Islamin dhe myslimanët, se mënyra e jetesës së tyre nuk përputhet aspak me mënyrën e jetesës së evropianëve dhe vlerëson se, imigracioni mysliman duhet ndalur.

Dhe sërish, elita evropiane, nuk ndan aspak të njëjtën bindje si publiku. Edhe pse shfaqet e dyzuar, teksa 49% e saj shprehet kundër aderimit turk në BE, dhe 42% e saj shprehet në favor të anëtarësimit, me kusht që Turqia të vërë në jetë reformat, në një shumicë prej 58% ajo shprehet pro zgjerimit të mëtejshëm të BE-së; nuk mendon se imigracioni mysliman duhet ndalur dhe nuk mendon se, mënyra e jetesës së evropianëve është e papërputhshme me atë të myslimanëve.

Evoluimi i elitës evropiane, në lidhje me çështjen e të drejtave të të huajve, të imigrantëve, dhe të refugjatëve, që në thelb prekin të drejtat e njeriut, është i një niveli thuajse të paimagjinueshëm, në krahasim me vetëm disa dekada më parë.

Edhe pse me nuanca, që prekin vendet e Evropës Qendrore dhe ato Lindore, duke i diferencuar në këtë konsiderim, ato ngelen shenjë e patjetërsueshme e një emancipimi dhe maturimi mendor. Maturim, që u shfaq pas gërmadhave të Luftës së Dytë Botërore dhe u konsolidua në mënyrë të vazhdueshme, përmes gjashtë dekadave në vijim.

i.t. / dita

 

Share This Article
7 Comments
  • Këto supozuhet që bëheshin për të “emancipuar” publikun, që me raste përkonte me elita. Nje suedez, norvegjegj, finlandez do të thoshte: Fuck Kim Kardashian, Joselyn Cano apo Brittayna Razavi.

    • Se harrova, në sfond dalja e 2Pac nga gjykata, duke i uruar gazetarëve një verë të këndshme,
      më 5 Korrik 1994. Kjo ishte për pjesën e dytë të Europës, strategjive mbas zhvillimit e deri te politikat e zgjerimit tani.

  • Racizmi ndaj hapjes e integrimit me myslimanët është shenjë e dobësisë tëelitës europiane katolike që po zgjeboset me shthuarjen morale kombëtare shtazarake.Pranimi i emigrantve është pranim kulturash e racash ,sjellin vetëm zhvillim.Emigrantët zakonisht i ringjallin vendet ku shkojnë,u ,bëjnë punët më të vështira të krahut ,por dhe intelektuale.Kërcënimi vjen nga dobësia e tyre elitave të dhjamosura deri në palcë nga përçmimi e shfrytëzimi barbar që ju kan bë vendeve koloniale është ose të vogla si shqipria duke coptuar ,kan frikë nga integrimi se do ju paksoi pasurinë dhe se mos u humbet thela e majme si parazit që po plaken .

    Por kohët kan ndryshuar dhe do të ndryshojnë në favor e interes të integrimit e të emigrantve qoftë dhe turk apo afrikan ,duan apo nuk duan ,kultura e myslimanizmi është faktori shumë determinant sot në botë ,pa të cilin nuk ka zhvillim sot bota..

  • Skllavërimi i afrikanëve duhet patjetër të mbështetej nga populli, e vetmja mënyrë për këtë ishte ti paraqiteshin popullit si majmunët.

    Po i vjen vdekja rendit skllavopronar perendimore.

  • Verej se ne kohe te fundit ka plot shkrime (propagande) kunder Evropes. Nuk i kuptoj keto veprime te gazetave dhe gazetareve. Me te gjitha te metat qe ka Evropa, ajo eshte shume me demokratike, me pak raciste se sa vendet tjera afrikane apo aziatike. Po te mos ishte ashtu, sigurisht qe nuk do te benin turr drejt saj miliona emigrante afrikano-aziatik por do te rrinin ne vendet e tyre “demokratike”.

  • Belgjika ka kryer nje nga genocidet me te tmerrshme ne historine e njerezimit kunder Kongos. Nga viti 1885 deri ne 1908 mbreti i Beligjikes Leopold II ka vrare miliona njerez. Popullsise e Kongos pesoi nje renie qe diskutohet te jete nga 1 milione deri ne 15 milione njerez, renie qe u shaktua nga krimet, torturat, ekzekutimet, puna e detyruar epidemite. Kongresi i Berlinit 1884-1885 ja kaloi luginen e Kongos nje shoqerie private bamiresie qe drejtohej nga Leopoldi II, i cili e shfrytezoi kete organizate private “humanitare”, si ato qe ngre sot Ramuti me dhjetra, per te grabitur gomen natyrale ne Kongo. Burgosi dhe torturoi me pune te detyruar pothuaj gjithe banoret e Kongos.
    Eshte nje genocid qe nuk e permend njeri fare.
    Kjo eshte Evropa qe copetoi Shqiperine dhe qe maskarenjte zogiste e esadiste ishin dakort ta jepnin copa copa, sic pranuan balliste e mitatiste.
    Eshte ky fakt qe provon se ne cfare situate ishte vendi dhe cfare ndryshimi kolosal historik solli LANCL ne formimin e Shqiperise si shtet.
    Ti themi 100 here faleminderit Enver Hoxhes.
    Dhe sa per rracizmin evropian.
    Shembulli i Beligjikes nuk eshte vetem shembulli i rracizmit, por dhe i strukturimit te shteteve te medha me fuqine per te vendosur ne menyre rraciste per popujt e tjere.
    Ne kohen e sotme te gjithe jane rraciste. Genjejne kur thone liberale etj
    Dhe ne jemi rraciste. Jemi kunder popullimit te vendit me te ardhur nga Afrika e Azia.
    Asnje popull nuk do shnderrimin e popullsise ne heterogjene. Secili shtet kerkon te ruaje homogjenitetin.
    Ne pamje te pare duket shume e drejte, dhe ashtu ndjehemi te gjithe, te mos jemi hipokrite per kete.
    Por sa hipokrite jemi kur i pranojme krimet e Belgjikes dhe i shkaktojme vuajtje te pashembullta ketyre vendeve. Sa hipokrite jemi kur pranojme qe te hidhen bomba mbi Sirine, dhe pastaj te shajme emigrantet.
    Per te ruajtur fuqine e Leopoldeve ne jua veme fajin te tmerruarve. Nuk ju kthehemi Leopoldeve, Putaneve, Asadeve, dhe djallit qe u hedh bomba dhe u merr pasurite dhe i le pa buke e uje. Ka korporata qe veprojne si Leopoldi, koncesionare e ppp qe pretendojne te sjellin zhvillimin por i skllaverojne sepse ju marrin ujin e pijshem dhe i lene ne varesi te plote ndaj tyre, deri ne vuajtje ekstreme. Kjo eshte menyre tjeter per te bere genocid.
    Po behet me ne. Eksperimente kriminale qe ben kjo qeveri me keto Korporata biznesi, PPP dhe politikat antishqiptare qe i pranon ne heshtje Evropa.
    Nuk duan tja dine po nuk u ngritem vete. Nuk do tja dije njeri. Vazhdojne ti shikojne te varferit si qenie te pavlera per te jetuar. A do vazhdojme ne si popull tjua ushqejme kete teori?
    Apo do ta marrim vete ne dore zgjidhjen dhe te ndalin oreksin e rracisteve tane qe kemi ne krye te shtetit.
    Rracizem eshte pushteti absolut. Rracizem eshte shfrytezimi i krahut te punes ne menyren me barbare, pagat minimale, lenia pa pune e popullsise,shkaterimi i fshatit, shkaterrimi i lumenjve, grabitja e pasurive kombetare, te gjitha keto jane rracizem i njerezve te pasur te pushtetit kunder njeriut te varfer.
    Mos u genjeni me teorite e rracizmit te huaj, por rracizmi vendas eshte ai qe peson cdo popull.
    Nese njerezit nuk duan tju vijne ne shtepi te huaj dhe emigrante, me mire do ishte te ndalonin ekspansionin ekonomik politik ushtarak ne vendet nga emigrantet vijne. Te ndalojne pasurimin e pakufishem te nje grupi njerezish qe pastaj nuk pyesin me ndaj kujt behen rraciste, nuk pyesin me ke skllaverojne, se jane gati te skllaverojne dhe vellane e tyre per leke. Sic po bejne sot Ramuti dhe Oligarkia e PPP qe ai e quan Korporata e Biznesit

  • Europa koloniale ka kryer genocidin me te tmerrshem, ndaj Afrikes ,Azise ,Amerikes Veriore dhe te jugut ,por pse jo edhe ndaj vete vendeve te Europes e sidomos atyre Ballkanike!Anglia deri para’rrevolucionit Mandela’ ushtronte sistem “skllavopronar :ne AAfriken e Jugut, ndersa sot me “komonuelthin Britanik”e ka modernizuar sistemin kolonial!Sot Europa nuk i mbyll neper kopshtet zollogjike emigrantet nga vende te ndryshme te botes ,po i nxjerr neper semafore,,apo i le te banojne poshte urave apo edhe neper lulishte te qyteteve !Ja perse nuk ka ndryshuar shume Europa e sotme nga ajo e nji apo dy shekujve me pate!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *