Kukësi kthehet te fitorja, 3-1 në testin ndaj Botosani-t

Gazeta Dita

Pas asaj humbje turpëruese ndaj Wolfsberger, Kukësi rikthehet te fitorja në miqësoren e dytë kundër Botoșani-t në ndeshjen e zhvilluar në Austri ku po kryen fazën përgatitore. Verilindorët kanë fituar me rezultatin 3-1 me golat e realizuar nga Serran, Carioca dhe Pejiç.

Qendërmbrojtësi spanjoll i afruar me shumë bujë nga kampionët e Shqipërisë ka treguar vlerat e tij që në takimin e parë si titullar duke shënuar gol, por më tepër se goli stafin teknik e ka kënaqur kondicioni fizik i 32-vjeçarit.

Në përfundim të takimit nëpërmjet një komunikate për shtyp, zyra e klubit të Kukësit shkruan se verilindorët kanë zhvilluar një ndeshje të mirë kundër një kundërshtari mesatar.

Të besuarit e Ernest Gjokës vijojnë me përgatitjet në Austri në kuadër të pjesëmarrjes në turin e dytë paraeliminator të Champions League. Kundërshtari i verilindorve është Sheriff Tiraspol, takimi me moldavët do të zhvillohet në 12 korrik në orën 19:00 me Sheriff-n si pritës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *