Isa Sakja i Partisë Demokratike do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, në dy vitet e ardhshme.
Sakja ka fituar me një rezultat mjaft të ngushtë votash, vetëm 28 më shumë se kandidati i Partisë Socialiste, Dorian Murati.
Dy kandidatët, Sakja dhe Murati, ndoqën së bashku procesin e numërimit, në pesë kutitë e fundit dhe në përfundim shtrënguan duart me njëri-tjetrin.
Këto ishin zgjedhje të parakohëshme në Kavajë, për shkak të heqjes së mandatit të kryetarit të mëparshëm Elvis Roshit, nga ana e KQZ-së, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Kështu Sakja grumbulloi 11155 vota, Murati 11127 vota, ndërsa Maksim Kona i LSI-së 1960 vota. 698 vota u shpallën të pavlefshme.
Ndërkohë, vlen të përmendet se kanë mbetur për t’u numëruar edhe 80 vota, të cilat janë hedhur në kutinë e gabuar, por që nuk pritet të prodhojnë ndryshim rezultati.

Perfundimisht, 2 vite te tjera te shkuara dem, me zgjedhjen e ketij pinjolli te PD! Ky do te flere gjume, si Luli i Tiranes! Vete e kane fajin, tani ta mbajne!
i kere funderrine perkthe rroshin
edhe shalqina po ndanin per nje vote or funderrina te kombit
Nuk eshte nje rezultat i ngushte po te marresh edhe ato 698 vota qe kane dale te pavlefshme qe jane nje gabim qe kane bere vetem demokratet.
Si more nuke provojne ndryshim te madh 80vota, kure fituesi eshte para vetem me 28 vota!O tyc