Fitorja në Kavajë, Patozi: Një oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të PD

Ornela

Demokrati Astrit Patozi, që mbeti jashtë listave të PD në këtë garë zgjedhore për Kuvendin e ri, duke komentuar rimarrjen e bashksie se Kavajes nga ana e PD e ka quajtur kete nje fitore cliruese.

Me nje postim ne faqen e tij ne FB, Patozi shkruan se fitorja eshte e bukur, edhe pse nje oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Le të shërbejë ajo si një shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëve në gjithë Shqipërinë”- shkruan ai.

Postimi i Patozit 

NJË FITORE ÇLIRUESE PËR KAVAJËN

Urimet më të mira Isa Sakja!

Një rikthim i vuajtur, por çlirues dhe i mezipritur tek fisnikeria dhe vlerat e marra peng prej vitesh te Kavajës.

Fitore e bukur për qytetin tim, edhe pse është vetëm një oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit.

Le të shërbejë ajo si një shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëve në gjithë Shqipërinë. Ashtu si para 27 vjetësh, kur fitorja e madhe e Partisë Demokratike niste nga Kavaja.

Ne do t’ia dalim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *