Mungesa e shenjave të dukshme klinike që në stadet më të hershme bën që shumë pacientë të mos e kuptojnë në kohë se janë të infektuar nga virusi i hepatit C.
Sipas bluzave të bardha, në vetëm 15 për qind të rasteve mund të ndodhë që infeksioni i këtij hepatiti të shkaktojë simptoma klinike të dukshme.
Shenjat klinike përgjithësisht janë të buta dhe të paqarta, duke përfshirë një rënie të përgjithshme të oreksit, lodhje, të përziera, të vjella, dhimbje muskujsh e kockash, si edhe rënie në peshë.
Rreth 90 për qind e personave të infektuar me virusin e hepatitit C zhvillojnë infeksion kronik. Ata mund të kalojnë vite të tëra pa shenja të dukshme të sëmundjes, duke u kthyer kështu në një burim rreziku edhe për personat e tjerë që qëndrojnë në të njëjtin ambient me ta.
Nëse sëmundja nuk trajtohet në kohë, janë të shumta ndërlikimet që mund të rrezikoni. Një pjesë e këtyre pacientëve zhvillojnë cirrozë, ose kancer të mëlçisë. Cirroza është më e zakonshme tek personat që janë të infektuar me virusin e hepatitit tjetër, të llojit B.
Mëlçia cirrotike çon në zhvillimin e ascitit (grumbullimi i lëngjeve në hapësirën e barkut), si rezultat i dëmtimit të qelizave të mëlçisë nga virusi. Po ashtu mund të kemi zhvillimin e variçeve të ezofagut (damarët e zgjeruar në ezofag, por edhe në stomak).
Jo të rralla janë edhe encefalopatitë (dëmtimet e trurit). Probleme të tjera që mund të lindin si rezultat i infeksionit të hepatitit C janë diabeti i sheqerit, trombocitopenia (ulja e numrit të trombociteve), nefropatitë (sëmundjet e veshkave), sëmundje reumatizmale, aritmitë e zemrës, kanceri i pankreasit etj.
Ekzistojnë një sërë testesh që mund të kryeni në rastet kur dyshoni për simptomat e kësaj sëmundjeje. Është mjeku ai që ju rekomandon nëse duhet të kryeni testet e ngarkesës virale, testet e antitrupave Anti-HCV, testet e përcaktimit të genotipit, apo teste të tjera biokimike të funksionimit të mëlçisë.
Në çdo rast është mjeku që vendos se cilin prej këtyre testeve duhet të kryeni për diagnostikimin e saktë të sëmundjes.

Kujt i behet ceroze ose dhjamosje Melcis duhet SA me shum Vitamin c deri ne 2000mg ne dit B12 5000mg
L carnitin1000mg Zink 30mg dhe Vitamin e 2000mg
Me kto Ka mundesi Ti shpetoj vdekja?
Ne kohe dimri deri 30000 i.e ne dit per 3 muajt!
Ne kohe dimri deri 30000 Vitamin d i.e ne dit per 3 muajt!