Mersini mbetet në Vlorë, rinovon edhe 1 sezon me Flamurtarin

Gazeta Dita

Nuk ka vetëm largime të lojtarëve, që e mbyllën sezonin e kaluar me Flamurtarin. Ka edhe rinovime, ndër të cilët edhe mbrojtësi Ergis Mersini.

I ardhur nga Luftëtari, futbollisti në fjalë ka rinovuar kontraten edhe për sezonin 2017-2018 me kuqezinjtë e Vlorës. Më herët, para tij, ishte sulmuesi kroat, Tomislav Busic, që bëri të njëjtën gjë te Flamurtari.

Trajneri Shpëtim Duro po e kompleton dita-ditës skuadrën që ka në mendje, me të cilën synon objektiva madhorë në sezonin e ri. Sa i përket merkatos së kuqezinjve, ka mbërritur në gjashtë numri i përforcimeve të kësaj vere për skuadrën bregdetare.

Kanë firmosur dhe janë prezantuar lojtari elbasanas Emiljano Musta, sulmuesi vlonjat Ardit Hoxhaj, portieri boshnjak Adis Nurkovic, mbrojtësi maqedonas Goran Siljanovski, mbrojtësi lezhjan Ditmar Bicaj dhe mesfushori tetovar Muhamed Useini.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *