“Çfarë mendimi kanë Fevzo e Çani për fitoren tënde?” Shikoni si i përgjigjet Rama qytetarit

Gazeta Dita

Kryeministri Edi Rama pak më parë postoi një mesash në rrjetin e tij social “Facebook”, ku falënderoi mbështetësit.

Por nga ana tjetër ai bëri një falënderim mjaft thumbues dhe për kritikët dhe armiqt e tij.

Lidhur me këtë postim të shumtë kanë qenë qytetaret që i kanë shkruar dhe komentuar.

Një ndër komentuesit i thotë rroftë PD, dhe Rama i përgjigjet me sportivitet ku i shkruan “na duhet”.

Qytetari: Rroft PD.

Rama: Na duhet.

Ndërsa një qytetar i shkruan se ëshë kurioz të dijë se çfarë mendimi kanë gazetarët Blendi Fevziu dhe Arian Çani për fitoren e tij.

Qytetari: Jam kurjoz se c’mendim ka Fevzo e Cani per kte fitoren tende. Edhe me nje fitore bindese dhe te paster si kjo , kazanet e katundit do ken prap cte shpikin..

Mos mendo se shpetove.

Rama: Te tere ata po nuk bene ca debate per vetveten dhe te bejne njehere analistin e punes se tyre, s’kane per te dale dot nga kazani, ndersa Çani do mbetet pasherueshmerisht i suksesshem.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Batuta ma e mire asht te mbyllesh gojen,ke fituar bindshem.Shprazu premtimeve se nuk ke shume kohe per te bindur popullin.Mbas kater vitesh nuk pi uje ma as timoni as tepesia.
    Hap vende pune,rrit mirqenien.Merrni shembull nga z.Velija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *