Sot bëhen 5 vite nga një ndeshje mbresëlënëse që në memorien e futbolldashsve vështirë se harrohet.
Në klasiken e Europës, Europianin e vitit 2012, Italia gjeti si kundërshtarë Gjermaninë në gjysmëfinale për të t’i dhuruar spektatorëve një nga ndeshjet më emocionuese që ky kompeticion ka parë.
E tillë kjo sfidë u bë edhe për shkak të sulmuesit të shumëpërfolur Mario Balotelli i cili në moshën 22-vjeçare thuajse i vetëm mposhti “panzerat” e projektuar si një nga pretendentët kryesor për fitimin e këtij kompeticioni.
“Super Mario” i cili atë vit kaloi një sezon me ulje ngritje, në këtë sfidë zbrazi të gjithë potencialin duke shënuar dy gola, i dyti një mrekulli që la të pashpresë portierin e Gjermanisë Emanuel Noyer që nuk pati mundësi tjetër veçse të nxirrte topin nga rrjeta.
Atëherë kur nuk pritej Balotelli dhe Italia mposhtën një Gjermani shumë të fortë duke surprizuar mjaft botën e futbollit.
Por fatkeqësisht për “axurrët” finalja ndaj Spanjës rezultoi një makth pasi “La Roha” i mundi thellë 4-0.

Nje nga degjenerimet me te medha qe I eshte bere Gjermanise ne futboll.