Perez: Ronaldo është i zemëruar, por mendoj se do të qëndrojë te Real Madridi

Gazeta Dita

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, beson se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në klub, edhe pse ai pranon se portugezi është i zemëruar.

32-vjeçari është akuzuar për evazion fiskal nga autoritetet në Spanjë dhe raportet në Portugali, më parë, këtë muaj, sugjeruan se Ronaldo dëshiron të largohet nga Madridi. Perez nuk e mohoi se Ronaldo është i mërzitur, me sa duket me klubin, për dështimin që ta mbështesë më fort atë, por thotë se mendon se superstari nuk do të largohet. “Unë e di se Cristiano është i zemëruar, por mendoj se ai do të qëndrojë, – tha Perez për “esRadio”. – Unë nuk kam folur me të.

E vetmja gjë që duhet të bëhet është të presim dhe të flasim pas Kupës së Konfederatave, ku Ronaldo është i angazhuar me kombëtaren e tij.”

Ronaldo është aktualisht me Portugalinë në turneun që po zhvillohet në Rusi, ku kampionët e “Euro 2016” do të përballen me Kilin në gjysmëfinale, të mërkurën. Megjithëse Perez nuk do të flasë me Ronaldon deri pas turneut, presidenti i Real Madridit tha se ka qenë në komunikim me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes. “Unë kam folur me Mendes rreth tij.

Nuk duhet të shqetësohemi më shumë se është e nevojshme.” Perez, gjithashtu, mbështeti Ronaldon në gjendjen e tanishme tatimore. “Ai është një njeri me integritet dhe i ka përmbushur detyrat e tij, – shtoi Perez. – Ka shumë njerëz që kanë dashur ta lëndojnë atë me taksa dhe tema të tjera, ndaj e ndjen këtë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *