Barcelona “blindon” talentin Alena

Gazeta Dita

Mesfushori i Barcelona-s Carles Alena ka pranuar një ronovim kontrate, duke i dhënë fund spekulimeve për sa i përket të ardhmes së tij.

19-vjeçari ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me një klauzolë 75 milionë euro për këdo që kërkon të transferojë talentin.

Alena ka bërë katër paraqitje me ekipin e parë, tre në La Liga dhe ka shënuar golin e parë me Barça-n ndaj Heracles në Cope del Rey gjatë debutimit të tij në nëntorin e kaluar.

Por ai shumicën e rasteve ka luajtur te Barcelona B – duke zhvilluar 29 ndeshje teksa arritën të ngjiteshin në kategorinë e dytë spanjolle. Tottenham ishte duke vëzhguar talentin e U19 të Spanjës përpara se Barcelona t’i jepte fund me kontratën e re.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *