Investimet publike në harkun e pesë viteve të fundit janë përgjysmuar në terma realë. Ato këtë vit do të jenë sa 5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, pothuajse sa gjysma e vitit 2008. Në vitin e kaluar (2012), shpenzimet e Buxhetit të Shtetit për investime ranë me 14.1 për qind, krahasuar me një vit më parë. Ato u shkurtuan 18 herë më shumë se shpenzimet e tjera të pergjithshme. Shifrat tregojnë se, që prej katër vitesh tashmë, shkurtimi i investimeve është shndërruar në mjetin e vetëm, me të cilin qeveria po përpiqet të mbaje nen kontroll financat publike. Kjo eshte hera e parë në historinë e buxhetit, kur investimet bien në një vit elektoral. I vetëm ky fakt dëshmon gjëndjen e rende ku jane financat publike. Investimet janë zëri i vetëm produktiv i shpenzimeve që bën qeveria. Ato nxisin rritjen ekonomike, krijojnë punësim dhe përmirësojnë infrastrukturën. Por, buxheti i tyre po gërryhet me ritme të shpejta, jo vetëm për shkak të rënies së të ardhurave, por edhe nga rritja e detyrueshme e shpenzimeve të tjera. Të gjitha shpenzimet tani po përballohen nga borxhet që merr qeveria. Pavarësisht se ajo e ka pranuar vetëm me gjysëm zëri efektin e krizës në llogaritë publike, fakti është se borxhi është rritur dhe qeveria nuk mund të ruajë më të njëjtin ritëm investimesh me vitet 2008 apo 2009. Pesha e investimeve në dy vitet e fundit është ulur në 5 për qind, kjo nuk ka frenuar rritjen e mëtejshme të borxhit, që edhe sipas parashikimeve zyrtare këtë vit pritet të arrijë afërsisht 63.5 per qind e prodhimit kombetar, ndersa me parashikimemë realiste pritet të jetë edhe 66 për qind. Ç’është më e rëndësishme dhe e rëndë, rënia e investimeve e ka nxjerrë ekonominë shqiptare te zhveshur perballe efekteve te krizes. Klima e tensionuar e garës zgjedhore në vend po i kushton ekonomisë. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë për një rënie të ndjeshme të nivelit të investimeve të huaja. Sipas Bankës Qendrore, gjate tremujorit te pare te ketij viti, flukset neto te investimeve të huaja direkte rezultuan në rreth 53.4 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 67.5 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, rritja ekonomike në vitin 2012 ra në 1.6 për qind, nga 7.5 për qind që ishte në vitin 2008. Ka nje rregull ne financat sovrane dhe ai eshte qe në rast se rrit borxhin tënd publik më shumë se sa rritjen ekonomike, askush nuk të jep më para, pse borxhi kthehet në i rrezikshëm, me risk tepër të lartë per te mos u shlyer. Keshtu po behet e pamundur për të marrë para borxh nga kreditorët ndërkombëtare për në. Qeveria në muajt e fundit të vitit të kaluar dhe deri në shkurt 2013 ka mundur të marrë fonde vetëm nga banka e fondacione islamike. Ajo i le nje trashegim te frikshem financiar qeverise qe do të dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Të ardhurat fiskale te venitura, borxhi publik ne rritje, orteku, kredia bankare në ngërç, biznesi pa likuiditete, papunësia në shifra rekord dhe varfëria e ulur këmbëkryq mes familjeve shqiptare janë treguesit kryesorë të kësaj trashëgimie vrastare për një rritje te qendrueshme ekonomike te vendit. Keto muaj praktikisht e kemi rritjen ekonomike zero. Dhe me kushtet e forcat e brishta të një ekonomie të marrë peng nga qeverisja e sotme, një rënie edhe me 0.2 përqind e ekonomisë mund të shkojë shumë shpejt në 2-3 përqind në efekt zinxhir, duke thelluar edhe më shumë honin ku na ka futur kjo qeveri në ikje.

Si te mbrojme pjeserisht voten.
Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.
Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.
ato nuk u zhduken, ato thjesht bene nje levizje te vockel nga xhepi i populli qe i dha me takse te xhepi isaliut qe tashi po blen ndoshta nje avion a helikopter per mbesat e niperit e tij
uuu sa per investimet?
varja se shqiptaret jane mesuar me krize, biles krize kane qene gjithe jetes!
IK O SALI! VODHE PA FUND! GJYKIMI FINAL PO VJEN! RILINDJEN NUK E NDAL DOT!
manipulimet dhe skandalet e saliut tashme i dime dhe kjo ehste e kunder ligjshem , insat po keqinformon nderkoh qe duhet te jete transparent, ligji duhet ta denoj, por shume shpejt dhe pak dite na ndaj nga rilindja, dita ku cdo gje do te funksionoj sic duhe
Sic u zhduken leket e shtetit, sic u vodhen rruget e Shqiperise, sic u zhduken ato leket qe u hodhen te rruga e kombit, ashtu jane zhdukur edhe investimet publike.
Investimet publike në harkun e pesë viteve të fundit janë përgjysmuar në terma realë. Ato këtë vit do të jenë sa 5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, pothuajse sa gjysma e vitit 2008, arritje e papare e salut
sali i poshter dhe hajdut i le nje trashegim te frikshem financiar qeverise qe do të dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Të ardhurat fiskale te venitura, borxhi publik ne rritje, orteku, kredia bankare në ngërç, biznesi pa likuiditete, papunësia në shifra rekord dhe varfëria e ulur këmbëkryq mes familjeve shqiptare janë treguesit kryesorë të kësaj
Dhe me kushtet e forcat e brishta të një ekonomie të marrë peng nga qeverisja e sotme, një rënie edhe me 0.2 përqind e ekonomisë mund të shkojë shumë shpejt në 2-3 përqind në efekt zinxhir, duke thelluar edhe më shumë honin ku na ka futur kjo qeveri në ikje, per turp
investimet publike te slai berishes jane ne nivelet minimale dhe ai se bashku em bashkiaket e pd po mundohen te ri inagurojne projektet e bera shume kohe em pare por nderkohe qe kjo gje eshte totalisht e pandershme totalisht idiote
investime tpublike t eparitse demokratike jane ne nivelet me minimale qe nag viti 2005 dhe kjo ka bere qe rruget te lihen rrugeve dh ete jet ene normen minimale te saj punesimi si pasoje e ketyre gjerave
kjo qeveri nuk ka mbajtur asnje nga premtimet e dhena ne lidhje me investimet publike pavarsisht se borxhi ka arritur ne nivelet mini male pavarsisht se kjo gje eshte totalisht e mjerueshme per qeverine berisha
borxhi publik esht erritur pa mase dhe sali berisha se bashku em grupin e tij idiot e kane bere kete vetem epr marketing elektoral pavarsisht se ajo qe paraqitet ne publik duket si rmekullia e botes kuptohet
eshte shume e tjeshte te kuptohet mire puna qe ben qeveria sepse kjo eshte shume e vogel dhe aspak nuk bie ne sy te shqipatrve kjo e ben qeverine tone teper mjerane teper varfanjake e teper pa lidhje
prandaj shqiptare ne 23 qerhsor votoni edi ramen dhe paritne socialsite si e vemtja alternative epr rilidnejn e vendit si e vetmja alternative e mire per zhvillim in e vendit dhe kjo do i jape nje shuplake politikave te investime per fushate
Ngado degjohet te vendosim drejtesi, te denohen te koruptuarit, shperdoruesit e fondeve etj. Sapo degjuam Z.Erjon Brace ne lajme qe denoncoi mbi nje milion euro shperdorime ne Minsitrin e mbrojtjes. Pse Prokuroria nuk fillon ceshtjen penale kryersisht; Pse Kontrolli i larte i Shtetit nuk vepron menjehere dhe te bashkpunoi me Prokurorine e Pergjitrhshme, Pse Presidenti ne cilesine e Komandantit te Pergjithshem hersh.Keto jane shuma maramendese dhe nuk mjafton vetem te konfiskohen por te hetoen thelle dhe te denohen ata qe i shkaketojne pasi jane vepra me dashje dhe qellim. Turp Turp per ministra e Ministri te tilla