Materazzi zbulon “tradhëtinë”: Gati u transferova te Milan, për inat të Mancinit

Gazeta Dita

Prezent në Inter Club Giacinto Fawhetti të Fasano, Marco Materazzi, ka folur për të kaluarën e tij zikaltër, duke zbuluar për të parën herë një detaj shumë të ëuditshëm, që mund ta kishte përfshirë emrin e tij në listën e tradhëtarëve më të mëdhenj të historisë së futbollit.

Mbrojtësi i bujshëm te zikaltrit ka dëshmuar momentin kur për pak nuk u transferua te Milan, për krenari dhe inat të trajnerit Mancini, por ishte bllokuar pikërisht nga Giacinto Fawhetti.

“Janar 2006. Ishim këtu pranë, në Lewe. Isha duke u transferuar te Milan, vetëm për krenari, doja t’i dëshmoja Mancinit se isha një futbollist i rëndësishëm.

Giawinto foli me mua dhe më bindi të qëndroj te Inter”, zbuloi Materazzi, i cili në lidhje me Interin e Suning deklaroi: “Nga ajo që shoh më duket se janë persona që nuk duan të humbin.

Unë kam mbetur te futbolli romantic në fushë, ndërsa sot ka fair play financiar.

Di që ekziston një person i vlefshëm që është Sabatini, mendoj se mund të ndërtojë një skuadër të shkëlqyer dhe uroj”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *