Conti: Mirënjohës Atalantës, por ëndërroj Milan

Gazeta Dita

Me të përfunduar aventura në gjysmëfinalen e Eurpianit për U-21 me përfaqësuesen e Italisë, Andra Conti, mesfushori anësor i Atalantës ka zbarkuar sot në aeroportin e Bergamos, ku i ndalur nga gazetarët e shumtë të interesuar, ka dhënë deklarata të forta dhe indicie në lidhje me të ardhmen e tij, e mbi të gjitha mbi një transferim të mundshëm te Milan.

“Është një mundësi. Kur u diskutua, mora vendimin tim, që është ai që të luaj te Milan, tani të shohim. Di që nesër do të takohen të dy klubet për të gjetur një akord. Ajo që më ka ndodhur në karrierë është meritë e Atalantës, të cilës do t’i jem gjithmonë mirënjohës.

Falenderoj edhe Di Biagio që ka besuar gjithmonë te unë. Milan është një ëndërr që do të realizohej”, deklaroi Conti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *