Votoni, votoni, votoni!

anazapta

Ka ndjekur studimet universitare në Universitetin Cernell për Gjuhë Ruse; dhe në Universitetin e Harwardit në Linguistikë. Më pas, po në Universitetin e Harwardit ka ndjekur studimet për Drejtësi. Prej vitit 1996, jep mësim pranë Shkollës së Magjistraturës, Fakultetit të Drejtësië, Gazetarisë dhe Ekonomisë. Prej vitit 1999, këshilltare e qeverisë shqiptare përmes misionit të OSCE, këshilltare e Bankës Botërore në Shqipëri në lidhje me reformën e sistemit gjyqësor; eksperte ndërkombëtare për Ministrinë e Drejtësisë për hartimin e ligjeve dhe harmonizimin ligjor EURALIUS. Prej vitit 2012, eksperte speciale e OSCE në lidhje me reformen e kodit të procedurës penale. Publikime dhe përkthime të shumta në fushën e ligjore, historisë, arkeologjisë, letërsisë.

 

Para se të ndodhnin ndryshimet në vendet e Bllokut të Lindjes, cili qe perceptimi për gratë e këtyre vendeve në Sh.B.A?

–          Në të vërtetë nuk është se dinim shumë. Na bënte përshtypje se si mundej të kishte aq shumë juriste, mjeke dhe deputete. Në këtë perceptim, bënte pjese edhe Shqipëria, edhe pse ishte më pak e njohur për ne.

 

Pasi u krijuan mundësitë për t’i vizituar këto vende, a rezultoi i drejtë ai perceptim?

–          Sigurisht numri i mjekeve apo i juristeve ishte i lartë, por rëndësia që ato kishin, nuk ishte aq e madhe sa kishim menduar.

 

Me kalimin e viteve, rëndësia e këtyre grave, a është rritur?

–          Jo, e them me keqardhje, se nuk është rritur aq sa duhet.

 

Në Shqipërinë e viteve komuniste, nuk kishte një figurë kryesore grua, e cila mund të shërbente si një pikë referimi. Sot, mungesën e një apo shumë grave për të qenë modele të pranishme dhe të pranueshme nga gjithë shoqëria, a e lidhni me të shkuarën komuniste? Pra ajo periudhë, a vazhdon ende sot të pengojë ngjitjen e grave?

–          Mendoj se kjo nuk lidhet shumë me komunizmin, por me të gjithë historinë e Ballkanit. Sot, në gjithë rajonin e Ballkanit nuk ka një model të spikatur në politikë. Madje në asnjë vend të Evropës qendrore, duke përjashtuar Angela Merkelin në Gjermani e cila është një rast i veçantë. Unë vlerësoj pa masë rolin e gruas në historinë e Shqipërisë dhe në veçanti të mbretëreshës Teuta, në periudhën ilire. Po ashtu, edhe në periudhën romake kishte shumë gra të tjera, të cilat mund dhe duhet të jenë frymëzim për gratë shqiptare.

 

A mendoni se shoqëria shqiptare, po tregon vëmendje, apo po studion mbi to, aq sa ato e meritojnë të studiohen?

–          Pak. Mendoj se mund të bëhet më shumë për të rritur krenarinë e grave shqiptare, nëpërmjet grave të shquara të historisë së Shqipërisë.

 

Humbja e parave në vitin ‘97, në firmat piramidale, a ju shqetësoi veçanërisht për gratë?

–          Isha në Shqipëri në atë vit, dhe shqiptarët nuk humbën vetëm paratë, por edhe shtëpitë e tyre. Unë e pashë si një problem të gjithë shoqërisë dhe jo vetëm të grave. Sigurisht, barra më e rëndë i takoi gruas, pasi ajo kishte rolin të kujdesej për rritjen e fëmijëve, por edhe ekonominë shtëpiake. Ishte një kohë e tmerrshme, dhe sigurisht jam e lumtur që mbijetoi Shqipëria.

 

A mund të themi, se pikërisht viti ‘97, dhe në vazhdim ‘98 dhe më pas ‘99, pra lufta e Kosovës duke krijuar vështirësi si ajo ekonomike, por edhe pasiguri, rend, e penguan gruan të marrë përgjegjësitë që i takonin në vendimarrje, sepse e frikësoi, e tkurri në shtëpi, nuk e la të tregojë veten e saj që në fillimet e pluralizmit?

–          Që prej vitit ‘91 kur erdha për herë të parë në Shqipëri, e kuptova se sa të forta janë gratë këtu. Në Shqipëri, kjo forcë buronte nga vështirësitë që kishin përjetuar dhe si në të gjitha aspektet e jetës nuk i shmangnin përgjegjësinë e tyre. Kjo ndodh edhe sot, është e prekshme, dhe shpesh me shoqet e mia mendojmë për këtë gjë dhe themi se gratë do të ia dalin ta transformojnë Ballkanin.

 

A ka ndryshuar gjuha shqipe në këto 20 vite?

–          Edhe pse tani jam juriste, kam qenë gjuhëtare më parë, dhe jam e prirur t’i studioj, t’i vë re me imtësi këto ndryshime. Gjuha shqipe ka ndryshuar në disa aspekte, pavarësisht se si çdo gjë edhe gjuha evoluon. Ka shumë fjalë latine, edhe nga periudha ottomane kane hyrë shumë fjalë turke në fjalorin shqip, dhe këto duhet të pranohen mëse normalisht. Por tani është një tendencë për të përdorur fjalë të huaja edhe kur ka fjale shqipe, po me të njëjtën kuptim, theks apo përshtatje. E drejta evropiane, e quajtur ndryshe acqui communautaire, që ka për qëllim të harmonizojë legjislacionin shqiptar më atë evropian, kërkon përkthime sa më të sakta, shumë të kujdesshme. Nëse fjalët e huaja, merren pa adoptimin e tyre në shqip dhe vihen në përdorim, do të ishte një dëm i pallogaritur për gjuhën shqipe. Përveç kësaj, me pak mundim mund të adaptohet në shkrime me kompjuter shkronjat Ë dhe Ç, të cilat në një të ardhme të afërt, rrezikojnë të zhduken dhe këto dy shkronja kaq të veçanta nuk kanë pse të zhduken nga përdorimi.

 

A mendoni se ka edhe pak përtaci në këtë mes?

–          Patjetër. Përtacia është një nga karakteristikat e njeriut, por e theksoj nuk është e vështirë. Nuk është e nevojshme të bësh një punë të dyfishtë, të shkruash W për t’i kthyer më pas në Ë.

 

Përtacia gjuhësore, si shfaqet në më të shumtën e rasteve?

–          Ka disa gjuhëtarë të njohur të cilët kanë studiuar teorinë e përtacisë. Ajo që bie më tepër në sy, është shkurtimi i fjalëve të gjata.

 

Një gjyqtare shqiptare, ndërsa gatuan, çfarë mund të jetë duke menduar?

–           Meqënëse jam beqare, nuk gatuaj shpesh në shtëpi dhe nuk mund ta marr me mend se ç’mund të jetë duke menduar një gjyqtare në këtë rast, por mendoj se të gjitha gratë shqiptare janë të lodhura e të rraskapitura, ndërsa kthehen nga puna.

 

Znj. Kathleen, a e keni menduar ndonjëherë, nëse Shqipëria do të hiqte vizat për shtetasit amerikanë, a do të kishte amerikan që do të mbetej pa ardhur në Shqipëri?!

–          Më vjen keq që amerikanët nuk janë shumë kureshtarë të udhëtojnë drejt vendeve të tjera, natyrisht ka edhe përjashtime siç jam unë. Në vitin ‘91 u bëra shumë kureshtare të vizitoja Shqipërinë, sepse ende ishte një vend i izoluar. Në atë rast, isha e ftuara e një hungarezi, jo e një shqiptari dhe bleva biletën nga Swissair për të ardhur, por punonjësit e Swisairit donin të më ndalonin udhëtimin duke më thënë se nuk kisha vizë për Shqipërinë dhe në këte rast mund të gjobitej kompania. Por ngula këmbë dhe erdha..

 

Po si kaluat pa vizë, nuk ju krijuan probleme?

–          Jo, sepse ishte Prilli i vitit  ‘91 dhe një profesor i Fakultetit të Drejtësisë i bindi rojet kufitare të pajisnin me vizë një juriste amerikane që vinte nga New York-u për të shpëtuar Shqipërinë. Nuk e kam shpëtuar dhe më vjen keq!

 

Po gratë kosovare dhe ato shqiptare të Maqedonisë, a kanë ngjashmëri me gratë e Shqipërisë?

–          Sigurisht që po, por këto ngjashmëri, më shumë vijnë mendoj nga të qënurit ballkanas. Edhe për burrat vlen e njëjta gjë. Dua të përmend dorëshkrimet “Grate e shquara shqiptare” të mikeshës simë nga Kosova, arkeloges Edi Shukriju, të cilat sapo i lexova, vendosa t’i përktheja në anglisht si një dhuratë për të. Vitin e kaluar, një politikane e njohur e Shqipërisë, e financoi botimin e këtij libri në anglisht. Libri u promovua në Tiranë në prani të të gjitha grave të partive të ndryshme, gjë e cila ndodh shumë rallë. Shpresoj që libri “Gratë e shquara shqiptare” sa më shpejt të botohet edhe në shqip, sepse gratë shqiptare nuk e njohin historinë e tyre. Një nga biografitë në këtë libër është edhe ajo e Teutës, por ka shumë të tjera si ajo e nënës e Aleksandrit të Madh, shumë gra të antikitetit, por edhe të mesjetës dhe bashkëkohore.

 

Gratë shqiptare, a e shprehin gjendjen e tyre shpirtërore edhe nëpermjet veshjes?

–          Nuk jam gruaja e duhur për t’iu bërë kjo pyetje, sepse nuk i kushtoj asnjë rëndësi veshjes sime. Por në Shqipëri, gratë vishen shumë mirë dhe plot shije. Mbaj mend që para disa vitesh, isha në një zonë konservatore të Mirditës dhe aty pashë vajza të reja që ishin veshur me mini fund, kjo ishte shokuese për mua. Nuk e di, nëse kjo do të thotë gjë për gjendjen e tyre shpirtërore. Shpresoj për mirë…

 

Edhe unë shpresoj për të mirën e tyre, por nuk jam aspak në një mendje me ju, kur thatë se nuk duheni pyetur për veshjen e grave, pasi juve gjithnjë jeni admiruar për kombinimin e veshjeve tuaja, dhe mendoj se kjo ishte një modesti e tepërt. Znj. Kathleen, a ju mungon Shqipëria, kur qëndroni për një kohë të gjatë larg saj?

–          Sigurisht, ashtu si këtu, çdo ditë i lexoj gazetat në internet, flas me miqtë e mi të shumtë, por kam vënë re se kur je larg Shqipërisë, sikur je në një botë tjetër. Është e vështirë të mbash kontaktet, dhe kjo më ngacmon të rikthehem sa më shpejt në Shqipëri.

 

Po muzika shqiptare, a ju duket e ngjashme me vendet e tjera të Ballkanit?

–          Të them të drejtën, nuk jam në gjendje t’i dalloj mes tyre, pavarësisht se muzika ballkanike më pëlqen. Shqiptarët natyrisht e dallojnë një këngë që në notat e para duke thënë është shkodrane, gjirokastrite apo e Shqipërisë së mesme, por unë dalloj veçse isot… por, mendoj se përgjithësisht muzika ballkanike është e ngjashme.

 

A është më e vështirë Znj. Kathleen të vendoset plutokracia, sesa demokracia?

–          Përgjigjia e kësaj pyetjeje do të ishte e gjatë edhe për një kurs të shkencave politike. Kjo pyetje sigurisht më sjell në vëmendje historinë e vendit tim, të SH.B.A-ve, sepse që në shekullin e 19 është vendosur plutokracia dhe kemi luftuar shumë, të paktën për ta frenuar nëpërmjet ligjeve të mira. Por është shumë e vështirë, sepse plutokracia nënkupton se ka disa njerëz me shumë para dhe është një shprehje në vendin tonë që thotë “paraja flet”, në sensin që paraja ka më shumë pushtet se sa njerëzit. Edhe sot, në SH.B.A  kemi 1% në njërin krah dhe 99% në krahun tjetër, dhe fuqia e kësaj shumice është shumë interesante, megjithëse për momentin lëvizja është zbutur, por mendoj se do të ringrihet. Gjithmonë ka patur dhe do të ketë një luftë mes parasë dhe njeriut, pra mes plutokracisë dhe demokracisë, është një luftë pa fund.

 

Për Shqipërinë, ç’mendim keni? A ka një tendencë të imitohet edhe plutokracia?

–          Sigurisht që po, globalizimi do të thotë në çdo vend, madje edhe në Korenë e Veriut jam e sigurt se ka njerëz që mendojnë për të, pra lufta është, siç e thashë më parë, kudo.

 

Znj.Kathleen, a mund të jetë një arsye pse në Shqipëri nuk kemi aq sa duhet institucione të pavarura, pasi udhëheqësit prej frikës se fluturojnë si balona po ti lenë të lira këto institucione, i mbajnë të lidhura te vetja?

–          Ju jeni artist i fjalëve dhe i koncepteve dhe kjo është një pikëpamje romantike e këtij problemi shumë të madh. Mungesa apo dobësimi i institucioneve për mendimin tim vjen pikërisht nga papjekuria e politikanëve, se sa nga dëshira për t’i shmangur ato. Unë vazhdoj të mbaj shpresë. Që nga viti ‘91 i kam parë institucionet si u krijuan, si u dobësuan. Kjo është gjithashtu një luftë pa fund, dhe shpresoj të mos ndërpritet përpjekja për të krijuar institucione vërtet të forta, sepse mund të fluturoni edhe me institucionet, por me një bazë është më e lehtë të fluturosh…!

 

Pse shteti apo edhe ndërkombëtarët, duhet të investojnë kaq shumë para, për drejtësinë shqiptare, ndërkohë që këto para sikur tua shpërndajnë njerëzve në konflikt, mbase vetë ata mund t’i zgjidhin më lehtë konfliktet sesa ua zgjidh drejtësia?

–          Unë gjithnjë kam qenë shumë kritike me mënyrën e shpërndarjes së fondeve, por në përgjithësi shteti dhe partnerët ndërkombëtarë kanë një detyrim të investojnë për drejtësinë, sepse është investim afatgjatë. Dua të them se një mosmarrëveshje mund të zgjidhet me pak para ndoshta, por të nesërmen problemi do të ringrihet nga fillimi, dhe në të vërtetë nuk ke zgjidhur asgjë. Por e them edhe njëherë, se paratë nuk investohen siç duhet, jam shumë kritike për këtë. Duhet një planifikim shumë më i mirë për to, dhe kjo nuk po bëhet. Aq më shumë, kjo ka rëndësi në këto momente të krizës globale, dhe nuk ka aq shumë fonde për projektet.

 

Pra, ju thoni se mund të përcaktohen më drejt prioritetet në investime?

–          Është thelbësisht çështje prioritetesh. Qeveria dhe partnerët, duke bashkëpunuar, mund të përcaktojnë më mirë prioritetet.

 

A është e vështirë, me qenë avokatja e Shqipërisë?

–          Jo, në fakt, nuk është e vështirë, përkundrazi për mua është një kënaqësi. Unë di shumë për Shqipërinë, dhe ky vend është aq interesant. Kudo ku takon njerëz, në New York, apo në vende të tjera, gjithnjë ka interes të madh për Shqipërinë. Madje disa edhe e kanë vizituar se u kam folur për të dhe e kanë kaluar shumë mirë këtu. Sigurisht që kjo nuk zgjidh problemet e vendit, por jam edhe do të jem një avokate për Shqipërinë.

 

A mund të bëhet më shumë për të rritur numrin e turistëve që vizitojnë Shqipërinë?

–          Unë kam punuar si avokate për biznese në New York, dhe sipas meje Shqipëria ofron shumë avantazhe për krijimin e shoqërive. Turizmi është tjetër gjë, pasi edhe unë nuk di shumë për te. Sigurisht që ka plot vende të bukura gjithandej në Shqipëri, por zhvillimi ekonomik i vendit do të mund të vijë më shumë kur të rritet prodhimi i vendit, pra të rritet numri i produkteve vendas. Mendoj që më shumë zhvillim do të ketë, po të investohet në prodhim, sesa në turizëm.

 

Pra, ju po thoni se duhet prodhuar në rradhë të parë?

–          Po. Në këtë drejtim janë bërë përpjekje, por mund të bëhet më shumë.

 

Znj. Kathleen, unë kam intervistuar çdo ditë, prej datës 1 Maj, kandidatet gra të forcave të ndryshme politike. Këto intervista janë transmetuar në Radion ”Kontakt Albania” dhe pastaj janë botuar në gazetën ”Dita”. Nëpërmjet tyre, ashtu si dëgjuesit edhe lexuesit u njohën më tepër me brendësinë e gjithsecilës kandidate. Çdo të thoni ju, për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve?

–          Dua së pari t’i them çdo gruaje shqiptare, që vota është e shenjtë dhe duhet të votojnë për këdo që duan. Më është bërë qejfi që ju i keni kushtuar vëmendje grave në politike, pa dallim se në cilin krah janë rreshtuar ato, gratë në politikë mund ta ndryshojnë vendin, me interesat e veçanta që ato kanë. Kushti numër 1, është të votojnë të gjithë, të votojnë për këdo që mendojnë se mund t’i përfaqësojë denjësisht. Në zgjedhjet e vitit ’92, në një intervistë për Zërin e Amerikës (në atë kohë isha ende avokate private në New York, por kisha qenë disa herë në Shqipëri) thashë dhe e përsëris edhe sot: në demokraci votuesit vendosin për qeverisjen që do të kenë, ky është thelbi i demokracisë. Pa votues nuk mund të ketë demokraci. Edhe njëherë e theksoj: votoni,votoni,votoni!

Botuar sot në DITA – Intervistoi Ahmet Dursun

 

 

 

Share This Article
27 Comments
  • do te votojme per te miren tone,do te votojme sepse po nuk votuam dot sot nuk do te mund te jetojme me si njerez sepse jeta jone do te marri fund nqs nuk votojme kete 23 qershor.

    • Votoni njerez te gjithe qe t’i tregoni saliut se nuk jeni indiferent ndaj keq qeverisjes se tij 8 vjecare dhe se ai duhet te ndeshkohet se ka qene indiferent ndaj halleve e problemeve tona dhe ka menduar vetem per te na zhvatur e per te pasuruar familjen e vet ne kurriz te shqiptareve. Ne meritojme nje kryeminister qe mendon per ne, jo qe ne te mendojme per te sa here vjen fundi i muajit dhe s’mund te mbyllim as fundin e muajit.

      • Te gjithe ne votime te rrezojme Saliun ti shkaktojme nje humbje sa me te thelle,te tregojme ne kete menyre se sa i pakenaqur eshte ky popull nga kjo keqqeverisje e tij.

    • vota eshte shume e rendesishme dhe per kete arsye duhet shfrytezuar sepse askush nuk te jep pastaj te drejten qe te kritikosh pas zgjedhjeve per ate qe eshte vendosur ne krye sepse vete ai qe nuk ka votuar nuk i dha mundesi vendit per nje zgjedhje me te mire dhe te gjithe votuar aq me teper ne keto zgjedhje qe jane me te vertet shume shume te rendesishme

    • njerz nqs ju nuk do te votoni sdo te keni mundesi te flisni 4 vjet per problemet tuaja, kjo eshte ajo qe ju kerkohet te votoni ne emer te problemit tuaj dhe te femijeve tuaj, jini te sigurt e kini besim sepse nqs votoni vetem nuk shkon

  • do te votojme madje do te marrim me vete edhe nje njeri qe nuk ka votuar me heret.te mos votosh do te thote te mos kerkosh me pastaj asnje llogari nga shteti edhe te te marri truma me vete.po nuk votuaj kete 23 qershor na iku jeta prej duarsh.

    • me 23 qershor duhet te cohet i gjithe populli per te votuar e te mos rrije asnjeanes, sepse do te vije shpejt dita kur ata te ankohen por te mos kene kujt tja vene fajin
      ne rastin tone populli duhet cuar per ti vene fajin saliut per gjendjen e rende ne te cilen eshte katandisur vendi
      VOTA JOTE VLEN
      NESE NUK DO TE SHOHESH ME NE POLITIKE NJEREZ SI SALI BERISHA VOTO KUNDER TIJ
      RILINDJE!!!

    • Eshte shume e rendesishme qe cdonjeri prej nesh ti amri vete n dote frenat jetes se tij por dhe te nje vedni qe ka kaq shume nevoje per nje politike te mireqeverisjes ndaj dhe ne duhet te votojm per nje te ardhme me te mire.

    • Duhet te gjithe te votojme qe te mos leme saliun te votoje per ne, nuk duhet te leme qe fatin tone ta vendosin te tjeret, nuk duhet ta lejojme qe kutite e votimit te mbushen me flete votimi qe s’jane tonat.
      Prandaj te gjithe te votojme, te marrim te gjithe miqte e shoket tane te votojme, te votojme me 23 qershor dhe ta ndertojme vete te ardhmen tone.

    • VOTO PARTINE SOCIALISTE…..LARGO KORRUPSIONIN NGA QEVERIA!
      NDERTO NJE TE ARDHME PER VETEN DHE FEMIJET E TU! VOTO NR.29- EDI RAMA!!

    • Te gjithe ne votime diten e zgjedhjeve.Ky popull eshte tejet i inatosur me kete qeveri,qeveri e cila mund te marre fund vetem nepermjet votes kunder saj.Prandaj popull me 23 qershor te mos qendroje askush ne shtepi,le ti kushtojme 2 min. kohe venies se nje + ne fleten e votimit, + i cili ka ne dore te ndryshoje te ardhmen tone.

    • Askush nuk rri pa votuar diten e 23 qershorit te gjithe ne votime te flakim tej me voten e lire kete qeveri e cila na ka marre frymen.Nje qeveri se ciles shume shpejt do i vije fundi por me voten e lire te popullit.Ndaj njerez qe te flakim tej saliun duhet votim,votim,votim.

    • Une do shkoj te votoj me 23 qershor sepse e di se cdo vote ka rendesi, dhe vetem votimi masiv do te na mbroje voten, s’do te lejoje saliun te vjedhe votat tona, por nese rezultati do te mbetet aq i ngushte sa ne zgjedhjet e 8 majit atehere saliu me kqz e vet mund te bejne cdo gje per te ndryshuar rezultatin e ketyre zgjedhjeve.
      Me 23 qershor eshte dita e madhe qe me ne fund do te marrim ne dore fatet tona.

    • kjo eshte thirrja e madhe e te gjithe nderkombetareve ne kete fushate zgjedhore sepse ata e dine nga praktika zgjedhore ne vendet e tyre qe vota eshte me termend nje e drejte kushtetuse por ne te njejten kohe eshte edhe nje detyrim i madh qytetare qe pas zgjedhjeve mos te pendohemi per ate qe fiton zgjedhjet

    • Une nuk kam asnje dyshim per voten time. Nuk do ta humbas rastin qe ti them jo kesaj qeverie sepse kam 4 vjet qe e mbaj ne kurriz dhe i paguaj taksa dhe ajo ma kthen duke mi vjedhur ato para.

      Kete gjr duhet te bejme te gjithe prandaj te gjithe shkoni dhe votoni qe te mos kemi me nje qeveri qe na ndershkon kaq rende.

      Votoni te gjithe per Rilindjen sepse ajo eshte alternativa per te dale nga kjo ngrehine.

    • ne do te votojme per te drejtat tona dhe asnje nuk mund tacenoj keet, duhet te votojme per te treguar zhvillim dhe qytetari, eshte e vetmja arme qe kemi per te votuar ne menyre qe sistemi te ndrroj dhe gjerat te fillojne te marrin rrugen e duhur

  • VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI SEPSE PERNDRYSHE NA MORRI LUMI TE GJITHEVE.

  • sot me shume se kurre eshte e rendesishme vota jone.shqiperia ka nevoje per kontributin e gjithe secilit per te crrenjosur diktaturen qe ka salduar saliu

    duhen degjuar me kujdes thirrjet e te huajve,duhet te veprojme si nje vend i NATO-s nuk mund ti trembemi me presioneve te PD te cilet kane vetem 1 qellim: manipulimin e rezultatit te zgjedhjeve

    votoni nr 29 per te vene ne zbatim programin e rilindjes,eshte e vetmja rruge per shqiperine

  • Eshte shume e rendesishme qe te gjithe te votojme per nje te ardhme me te mire dhe per nje vend qe te ofron me shume mundesi punesimi me shume mundesi argetimi me shume turizem me shume siguri per jeten. Votoni per te ardhmen tuaj.

  • votoni ti jepni fund diktatures se saliut
    votoni per Rilindjen qe te gjithe e duam
    votoni per shqiperine qe eshte shkateruar,
    kujtoni varferi, skamje, cmimet e larta, kujtoni pesionet e gjysherve qe nuk u mjafton as per ilace, kujtoni veten tuaj ju qe jeni pa pune, kujtoni gerdecin, kujtoni 21 janarin, kujtoni 30% qe nuk u zbatua sic duhej |\\eshte diskriminim per femren,.. kujtoni cdo te keqe te mundshme.. dhe votoni 29

  • Te gjithe pa dyshim do te votojme, do ta ndryshojme shqiperin, do ta Rilindim kete vend te rrenuar ne cdo spekt nga pushteti ne ikje, do ta Rilindim vendin qe duam. Vota jone eshte e shenjte .

  • Sigurisht qe une do te votoj ashtu sic kam bere gjithmone sepse e ndjej detyre morale qe duhet te votoj per te vendosur vete per te ardhmen time, ndaj bni dhe ju te njejten gje, votoni sepse cdo vote ka vlere per te ardhmen tende.

  • Sigurisht qe do te votojme, ne si te rinje te ketij vndi duhet te jemi shembull i pjesmarrjes ne votime, sepse ne duhet te vendosim vete per te ardhmen tone, duhet te tregojme interes te vecante per ate qe ndosh ne vend, per zgjedhjet dhe gjithcka, jo vetem per tu mare me politke, por mbi te gjitha per te shprehur vullnetin tone te lire.

  • Voto sepse vota eshte detyre morale dhe kushtetuese, voto numrin 29 jepi vlere votes tende, Rilinde fshatin, qytetin tend,te gjithe bashke do ta Rilindim shqiperin per nje te ardhme me te mire, epr me shume vemendje ndaj Rinise si e ardhmja e ketij kombi.

  • Persa i perket ceshtjes se te drejtave te grave dhe barazis gjinore nuk eshte bere asgje nga politka shqiptare, pushteti eshte mjaftuar me punen e shoqatave ndersa vete eshte treguar teper maskuilist.

  • Voto vedos vete per te ardhmen tende, voto dhe jepi fund nejhere e mire qeverisjes me dore te hekurt e duar te pista te Sali Berishes, jepi fund qeverisjes komuniste zbukuruar me lule demokracie…Voto qe te japesh dhe ti kontributin tend ne Rilindjen e vendit.

  • Po do te VOTOJME per ate parti qe na dha lirine ne 91 dhe hapi tregun e lire. Te aftit kaq duan, kurse te pa aftit qe i ka mesuar Enveri me pak buke e domote qyl ankohen gjithmone, presin gjithmone nga SHTETI, shikojne gjithmone lart semos bie gje nga qielli……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *