Shputat e këmbëve te shumica e njerëzve nuk paraqesin diçka veçanërisht të rëndësishme. Por ka një numër njerëzish të cilët pikërisht me këmbët e tyre fitojnë shumë pará. Për shembull, yjet e Borusias së Dortmundit, si Robert Levandovski dhe Kevin Groskreutz. Dhe, meqë këmbët e futbollistëve ngarkohen shumë dhe shumëçka varet nga funksionaliteti i tyre, për to nevojitet kujdes i veçantë. Pikërisht këtu hyn në “lojë” Lavdije Murati, gruaja pedikyriste që përkujdeset për këmbët e yjeve të Borusias.
Sigurisht, as Lavdija nuk mund të thotë se a do të ikë Levandovski nga Dortmundi dhe, nëse po, ku do të shkojë. Sepse, edhe sikur ai t’ia tregojë, pedikyristja simpatike nuk do t’ia nxirrte kurrë sekretin, ashtu siç nuk nxjerr jashtë asgjë në lidhje me çështjet e brendshme të lojtarëve “të saj”. Thotë vetëm pak fjalë: “Ata janë që të gjithë vërtetë të mirë, shumë të mirë”. Lavdija është nga Kosova dhe jeton prej dhjetë vitesh në Gjermani ndërsa para kësaj, për gjashtë vite e ka ushtruar profesionin e saj në Spanjë. “Kozmetika, pedikyri dhe makiazhi”, i përshkruan ajo fushat e punë së saj. Prej tri vitesh kosovarja, krahas klientëve “normalë”, përkujdeset edhe për djemtë e Borusias.
Prindërit e Lavdijes jetojnë prej një kohe shumë të gjatë në Gjermani, kështu që edhe ajo e kishte parë normale të vendosej në Dortmund. Por, si lindi kontakti me Borusian? “Një lojtar i Borusias ishte klient në studion e kozmetikës ku punoja unë. Ai më tha se në klub po kërkonin dikë të këtij profesioni” kujton Lavdija. Pastaj ajo njohu Klaus Kraftin, shefin e shërbimit mjekësor. Nga tetori i vitit të kaluar, 37-vjeçja simpatike zotëron edhe një lokal në Lynen. “Unë kam një lokal edhe në Dortmund, ndërsa në qendrën e trajnimit të Borusias është edhe një ambient i rezervuar për mua”, thotë. A është ajo tifoze e Borusias? “Klubi është i mrekullueshëm.
Por në fakt unë nuk kam fare ide për futbollin. Kur vijnë lojtarë të rinj unë shpesh nuk i identifikoj dot edhe pse ata janë tashmë të njohur”, thotë ajo. Ndoshta këtu është edhe sekreti i saj: Lavdija i lë lojtarët në qetësi, nuk i bezdis ata me kërkesa për autografe. “E gjithë puna që bëj është profesioni im i ëndrrave. Puna me Borusian më jep kënaqësi. Për mua lojtarët janë njerëz krejtësisht normalë dhe të mirë”, thotë ajo.

Eh moj Lavdije qenke si yll Holliwoodi.
Respekt qi jua pergedhel komet futbollistave por boj kujdes se mos nga gudulisjet ju ngrefet koma e mesit 😉
Do Gezohem ma shume po qe se e bon per vete ndonji nga kta djemt e Dortmundit dhe ai te te siguroj nji jet te lumtur dhe te sigurt.
Qonke goc shum e amel.