Një nga themeluesit e Partisë Demokratike ka shpërthyer në ofendime e akuza ndaj saj. Në një koment për gjendjen ku ndodhet PD-ja pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit dhe ‘kryengritjes’ së disa demokratëve për largimin e Bashës, Shenasi Rama thotë se PD është pronë e familjes Berisha dhe më tej dhe më rëndë shkruan se tani PD është jashtëqitja orale e kombit.
Nga Shenasi Rama
Ka mjaft miq e shokë, te cilët i falënderoj, që thonë se ia vlen që të hedh kandidaturën edhe unë për ndryshimin që mund të ndodhe në PD.
Po, është e vërtetë që kam qenë njeri ndër themeluesit e parë e të pakët të saj, është e vërtetë që kam bërë shumë për ndërtimin e asaj partie në momente kritike të fillimit, por me të vërtetë që nuk jam i interesuar. Dhe kjo për arsyet e mëposhtme:
- PD është pronë e peng i familjes Berisha, vegël e tyre politike dhe iu shërben vetëm e vetëm interesave të asaj familjeje. Kushdo që hyn në këtë lojë duhet që më së pari e mbi gjithçka të bëhet shërbyes i asaj familjeje.
- PD është e pareformueshme sepse është një mase familjesh e klanesh kriminale të Trustit të Gështenjave të Tropojës dhe të tjera po aq e më shumë kriminale, qeë nuk kanë asnjë lloj ndjesie shërbimi publik e kombëtar por që bëjnë të 99-at për interesat e tyre.
- PD ka një të shkuar të frikshme dhe së bashku me PS e LSI edhe përgjegjësi historike për dështimin e tranzicionit dhe për fatkeqësitë që iu kanë rënë shqiptarëve.
- PD është pa asnjë mëdyshje vegël e interesave antishqiptare dhe të huaja, greke, serbe, dhe të tjera, dhe si ka bërë në të shkuarën kur nuk ka lënë gjë pa shitur e shkatërruar për para, do të bëjë edhe në të ardhmen.
- PD i shërben PS, si kur është në aleance me PS ashtu edhe në opozitë sepse në një anë kur janë në aleancë formale e joformale, i jep forcë, dhe në anën tjetër, kur janë në opozitë të mirëkuptuar nuk lejon daljen e një opozite të vërtetë.
- PD është një strukturë pa ideologji, pa vlera morale e shtetërore dhe që shërben vetëm si një bandë që thith nga shteti dhe që ushqen strukturat kriminale.
- Më vjen keq për militantët dhe atdhetarët që janë pjesë e asaj partie por kanë qenë, janë e do të jenë të mashtruar sepse askush nuk punon në interes të tyre e të kombit. Njerëzit e mashtruar janë të verbër. Verbëria politike dhe ideologjike është vdekjeprurëse për çdo njeri e çdo shoqëri.
- Misioni i saj historik ka mbaruar dhe ka dështuar pa nder. PD nuk arriti asnjë nga objektivat historike. Nuk ia vlen që cilido që kërkon ndryshimin të duhet të përballet me llahtarin që kjo strukture, sepse vetëm parti nuk mund të quhet, iu ka shkaktuar shqiptarëve.
- Koha kërkon një parti të re, një strukturë të re, me njerëz të rinj, me vetëdije politike kombëtare, me aftësi që të veprojnë në kohën e vështirë në të cilën jetojmë dhe në situatën në të cilën gjendemi në shërbim të kombit, për të mirën e kombit dhe në interes të shtet-kombit e të gjithsecilit shqiptar.
- Edhe molla më e bukur përfundon si jashtëqitje. Tani PD është jashtëqitja morale e kombit. Ata që duan të shkojnë mbas karabushëve që shiten si të aftë e të ditur por që janë të zgërlaqur e shitblerë nga çdo kodosh politik si Berisha, Topalli, Basha, Imami e shumë zabërhanë të tjerë, duhet të vazhdojnë të shtyjnë këtë karrocë muti që është PD e sotme.
Duke i falënderuar përzemërsisht të gjithë miqtë e dashamirët, unë për vete nuk kam asnjë lloj interesi me u marrë me njerëz që edhe kur duan me të dhanë vajzën grue, sigurohen një herë që e kanë shtatzënë që me ta lanë kopilin tek dera.
Shqiptarët kanë nevojë për një fillim të ri, me njerëz të rinj, me ideologji të qartë dhe me përkushtim ndaj kombit. PD nuk mundet me kenë kjo forcë, dhe ajo duhet rikrijuar nga fillimi. e dhimbshme por nuk ka rrugë tjetër.

Sikur ma ke vjedhur mendjen mor themelues! Banden e Lugut te Zi e ka rrethuar populli me voten e tij,si ISISIn ne Mosul.
Shinasi eshte me se e vertete,PD-ja kjo shtojce e diktatures komuniste,jo vetem duhet rinovuar,por paria e saje duhet vene ne bangen e akuzes per mijra krime sueprkorrupsione e tradheti kombetare me koshience dhe jo nga padija zoti mesues.
Nese Rama nuke do te pastroje istitucionin e drejtesise te binjakezuar me boten e krimit e korrupsionit si dhe seren e berishovicerve e bashovicerve me shoke shoqe,Sovrani qe e bojkotoje ne shumie,shume shpejt do te shpertheje si nje llave e madhe,aqe sa e djeshmja dhe e sotmja do ti duket nje ender,kurse e ardhja nje ferr pa fund,Edvin Rama nuke besoj se e don nje fund te shpejte te turpshem dhe pa kthim.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetime,si dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-mofjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet qe kerkon drejtesi dhe jo me binjakezim me djallin.Dite me te mira kemi pas pak.Besoni.
ti je njejte si saliu edhe ata qe ka saliu rreth vetes…biberic je edhe ti..sado mundohesh te na dalesh si bure I mire ,ti ke nje hise te mdhe ne shkaterrimin e Shqiperise edhe poshterimin e Shqipetareve..
Shinasi eshte me se e vertete,PD-ja kjo shtojce e diktatures komuniste,jo vetem duhet rinovuar,por paria e saje duhet vene ne bangen e akuzes per mijra krime sueprkorrupsione e tradheti kombetare me koshience dhe jo nga padija zoti mesues.
Nese Rama nuke do te pastroje istitucionin e drejtesise te binjakezuar me boten e krimit e korrupsionit si dhe seren e berishovicerve e bashovicerve me shoke shoqe,Sovrani qe e bojkotoje ne shumie,shume shpejt do te shpertheje si nje llave e madhe,aqe sa e djeshmja dhe e sotmja do ti duket nje ender,kurse e ardhja nje ferr pa fund,Edvin Rama nuke besoj se e don nje fund te shpejte te turpshem dhe pa kthim.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetime,si dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-mofjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet qe kerkon drejtesi dhe jo me binjakezim me djallin.Dite me te mira kemi pas pak.Besoni.
Te kan perjashtur si qenin o zagar se ishje futur si spiun te Pd.Ta kam then ne kto qe po shkruaj.
Po PDne e njohim o Anal-ist se nuk lindem dje,po ti ku e ha buken nuk na thua?Mos u hiq sikur je me i mire se PDja se vetem i shan po shikoj qe nuk ke ndonje zgjidhje,shan PD,PS,LSI po keto jane Partite Shqiptare,e pame dhe Demokracine tuaj kemi 27 vite.Disa kelysher si puna jote i prishen fabrikat,uzinat dhe cdo gje qe prodhohej,dhe sot na ciceron sikur je i paster,se e ha buken matane atlantikut dhe ben politiken e Elez Biberit me keq se sali qeni..ik ore se te ka mbetur ora ne 90,Nuk ka nevoje Shqiperia per emigrante ish spiuna si puna jote.
Keto,qe i paske thene,jane shume te verteta,por secili shqiptare do te pyes: athua,vetem pas 25 qershorit i paske zbulue? I urrej keta tipa,qe shane gomarin kur ngordhe. Nuk besoj se qytetaria shqptare te beson keto konstatime. Ke fole paksa me vonese. Sido qe te jet,me ka ardhe mire per katandisjen e PD,prone e klanit BERISHABASHA.
po edhe shenasi ishte pjese e organizmit Ramizian te protestave te studenteve edhe te PD se e di fort mire, edhe nga mosréagimi i tyre kunder kapjes te ‘demokracise’ nga njerezet e Ramizit, na dhane bashkshish Berishen, apo jo Shenasi..
Vone e kuptoj gabimin shenasi e vone ekuptoj se jashtqitjen e vendosi Ramizi ne krye te demokracise…