Një jetë në futboll, Ancelotti tregon “folenë” e tij të trofeve

Gazeta Dita
??????????????????????????????????????????????????????????

Carlo Ancelotti është një njeri i lindur për të fituar trofe. E ka bërë si futbollist te Parma, Roma dhe Milani, por edhe si trajner te Milani, Chelsea, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Bayern.

Mjeshtri italian njihet për aftësitë e tij të shkëlqyera në komunikim dhe qetësinë karakteristike, cilësi që e kanë ndihmuar për të pasur një karrierë të jashtëzakonshme.

Sot ai ka postuar një foto të vetes para një “foleje” të madhe me trofe, duke shkruar “Gati për t’u rikthyer në punë tani”.

Ancelotti ka fituar kudo ku ka punuar, Itali, Angli, Francë, Spanjë dhe Gjermani. Deri tani ai ka koleksionuar tre trofe të Ligës së Kampionëve dhe synon ta arrijë edhe si bavarez, aty ku punon prej një viti.

Don Carlo ka edhe dy sezone kontratë me Bayern-in, kështu që me siguri që do t’ia dalë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *