Enzo Zidane është përforcimi i fundit i Alaves për mesfushën. I biri i trajnerit aktual të Real Madrid do të jetë në shërbim të ekipit Viktorian për tre sezonet e ardhshme.
Los Blancos, do ta ndjekin me vëmendje ecurinë e Enzo-s dhe kanë përfshirë një klauzolë ku mund ta rikthejnë në Madrid nëse në të ardhmen arrin nivelin e duhur për të luajtur te Real.
Ndërkohë e gjithë familja Zidane momentalisht ndodhet në Greqi për pushimet e verës. Djemtë Luca, Enzo, Theo dhe Elyaz kanë postuar fotografi të udhëtimit, ku i ati i tyre ka festuar 45-vjetorin e lindjes.
Ata nuk kanë nguruar të postojnë foto të stadiumit olimpik si dhe Akropolit të Athinës.
