SIDA, emigrantët e kthyer shtojnë rastet në jug të vendit

anazapta

Shtohet numri i të prekurve nga SIDA, kryesisht në jug të vendit. Kohët e fundit, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë konstatuar disa raste të njëpasnjëshme në jug të vendit. Vetëm në Sarandë, në 5 muajt e fundit janë zbuluar 4 raste të reja të infektuar me SIDA. Në total, bashkë me të prekurit e vitit të kaluar, arrin në shtatë vetëm në këtë rreth. Pothuajse të gjithë janë emigrantë apo kanë pasur jashtë një prej familjarëve, shkruan sot “Panorama”.

Në total, numri i të prekurve në të gjithë vendin që nga fillimi i vitit ka arritur në 49 raste, prej të cilëve 2 janë fëmijë. Mosha e të infektuarve është nga 25 deri në 40 vjeç dhe pjesa më e madhe kanë mësuar rastësisht për sëmundjen pas shfaqjes së shenjave klinike. Disa kanë tentuar të japin gjak pa ditur se janë mbartës të virusit të rrezikshëm. Pasi u janë bërë analizat, është konfirmuar infektimi.
Të prekurit janë kryesisht emigrantë, të cilët janë rikthyer përfundimisht nga Greqia dhe më pas kanë mësuar për sëmundjen. Sipas specialistëve, ndonëse rreth 95% e popullatës ka dijeni se çfarë është virusi HIV dhe si transmetohet, vetëm një pjesë e vogël preferon të përdorë prezervativin për t’u mbrojtur.

 

Share This Article
1 Comment
  • Prinder mbroni femijet,sepse keshtu mbroni te ardhmen e shoqerise.
    Te rinj thoni JOOOOOO seksit te pambrojtur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *