E donin Juventus dhe Inter, por talenti shqiptar firmos për Sasuolon

Ornela

Talenti shqiptar 17-vjeçar, Alesandro Ahmetaj është transferuar zyrtarisht te Sasuolo në Serie A dhe hedh një hap të madh përpara në karrierën e tij.

Mesfushori i talentuar shqiptar është pjesë e kombëtares italiane U-17 dhe një ndër talentet më të mëdhenj të futbollit italian.

Pjesë e Çezenës prej më shumë se 7 vitesh, tashmë Ahmetaj vazhdon më lart, sepse ngjitet në Serinë A, te Sasuolo.

Një lëvizje surprizë, sepse Ahmetaj kërkohej me ngulm nga Juventusi, Interi e Xhenoa, që po bënin një garë të ethshme, duke i ofruar Çezenës para dhe lojtarë të rinj në këmbim, sidomos Interi, i cili ishte shumë pranë marrëveshjes por me sa duket talenti shqiptar ka zgjedhur Sasuolon për të pasur më shumë hapsirë në formacion.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *