“Argita Berisha meriton të drejtojë PD-në, por e pengon…”

redaktor

Analisti Baton Haxhiu i ftuar në studion e emisionit “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, është shprehur se personi që e meriton postin e kreut të PD-së është Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës.

Në favor të këtij argumenti, Baton Haxhiu është shprehur se Argita Malltezi është më e zgjuar se Lulzim Basha, madje edhe më e mprehtë sesa i ati, i cili e ka drejtuar PD-në për dy dekada.

Sipas Baton Haxhisë, problemi i vetëm që e ka mbajtur larg politikës Argita Malltezin, ka qenë i vëllai, Shkëlzen Berisha.

Për më tepër lexoni intervistën e zbardhur:

Haxhiu: Është vetëngrirë me dëshirën e Berishës… e ka një vijë familjare me Argitën dhe Jamarbër Malltezin plus dhe një grup tjetër që kanë punuar në Kosovë…

Buzhala: Por Jamarbër Malltezi doli kundër Bashës…

Haxhiu: Mendoj që është një taktizim brutal që nuk më ka pëlqyer… Unë mendoj se doktori e ka futur atë sa për të kundërshtuar ose sa për ti thënë epitetin e pluralizmin në parti.

Buzhala: Pse ti mendon se janë të afërt Basha dhe Argita?

Haxhiu: Argita dhe Luli kanë jetuar në Prishtinë…

Buzhala: Jo po them pas këtyre zgjedhjeve… a ka ambicie politike Argita?

Haxhiu: Argita është për mua ndoshta femra që e meriton me qenë në PD. Është më e zgjuar se Luli, është më e zgjuar se Berisha!… Argita është ndër femrat e rralla që ka karizëm! Që ka dije por e kundërta e saj është vllau… e mendoj se ajo nuk hyn në politikë pikërisht prej vëllait. Ai është në show bizz. Po të mos ishte Shkëlzeni, do të ishte liderja më e mirë e PD-së./express

Share This Article
16 Comments
  • Car po thu more Baton apo te shkau goja akoma Shqiptaret do drejtohen nga krimineli berisha dhe dy femijet e tij superhajdute korigjoje sa me pare kete rrekomandim mostruoz ne qofte se nuk do te te urreje cdo Shqiptar ashtu si vellaun tend B.Bezhdilen.

  • Baton, e qelbe muhabetin!
    Cila Argitë o Baton; ajo që ka vjedhur ju në Kosovë pas luftës, që ka vjedhur në Shqipëri me Fazlliçin, që ka përvetësuar ryshfete për ndërmjetësim me të atin kryeministër, që ka 23 apartamente në Tiranë e rrethe, vila e troje pa hesap në bregdet,që….
    Aman o Baton; ajo kuçedër e ka vendin në burg dhe jo në krye të PD-së.

  • Te kam kujtuar se i ke dy pare mend sic i themi ne kesaj ane .Nuk e kuptoj se ku e ke kuptuar te zgjuar per politikane Argiten apo ja quan politike dallaveret per perfitime maramendese etj etj.Po mund te jete e zgjuar dhelper per vete e per familjen e saj.

  • Është njëlloj sikur ne të themi se,
    E MIRA E KOSOVËS ËSHTË TË QEVERISET NGA SERBIA NGA FILLIMI.
    O toç hurdhe.Pse shqiptarër janë një popull KAQ BUDALLA ?

  • Qenka gjeni ky kandidati per minister i jashtem i Shqiperise. Ilir Meta ja la partine gruas,Saliu tia lere vajzes,Rama tia lere cunit dhe nepotizem me perfekt nuk ka. Nuk ka mbet idiot pa dhene opinione ne media.

    • KJO SHAKA OR DARDAN ASHT VETEM PER DARDANET E NA KENDEJ NUK E KUPTOJM HOLLESINE E KESAJ IRONIE SE NA KENDEJ I THOJNA MUTIT ,MUT E NUK I THONA TORT OR DARDAN.

    • KJO SHAKA OR DARDAN ASHT VETEM PER DARDANET E NA KENDEJ NUK E KUPTOJM HOLLESINE E KESAJ IRONIE SE NA KENDEJ I THOJNA MUTIT ,MUT E NUK I THONA TORT OR DARDAN.

    • dejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine says:

      O Dardan,pse e besoni ju se ky Batoni kerkon me u tall?Dardan a e dini ju se tallj eshte gjysemja e se keqes,apo me ka cue nana serbi me la gojen i thote kesaj.Baton Hazhiu shte nje produkt i jashteqitjes kosovare,as me pak dhe as me shume.Koha shume shpejt do t’ja heqe petet laknorit;thote populli.Mjaft me uje n mulli te qoftelargut.

  • Kur nuk i publikon komentetet Tema behet edhe ma interesante,po shume ma e kuptueshme per ´fushaten’ e porositur qe ndjek…

  • Ani rregulloni punet andej z.Haxhiu e ma pas hidhuni nga pjesa tjeten!Faktori juej eshte ai qe pengon bashkimin e Kosoves me Shqypnin sepse interesi Juej ashte bashkimi i Shqypnise me Kosoven nen udheheqjen e Serbise !Juve nuk ju mungon dija por nuk ju le babezia!Sa per Argiten meqe e njeh mire merreni andej se asht veni bosh per kryetar partie te LDK e keni me u ribashkue ma shpejt me Serbine se sa me token ame!

  • Baton, per aq kohe sa do te ekzistoje mbiemri Berisha ne PD, aq kohe do kete dhe kjo parti qendrimin ne opozite! Nuk eshte hipotetike kjo ide, por nje fakt, madfje i sigurte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *