“Despacito” ka thyer çdo rekord në botë, duke u kthyer padyshim kënga dhe ritmi i preferuar në pube, lokale, plazhe dhe jo vetëm.
Shumë personazhe të famshëm kanë shfaqur simpatinë e tyre për këtë këngë teksa kanë hedhur video në rrjetet sociale duke e kënduar.
Mirëpo, kjo muzikë e bukur nuk mund të mos ndihej dhe interpretohej nga kaq mjeshtërisht edhe nga një shqiptar.
Njëri prej tyre është edhe talenti shkodran, Kristi Pecaj. 19-vjeçari i cili ka studiuar në Liceun e Shkodrës ka realizuar këtë këngë në variantin orkestral.
Interpretimi i tij të bën të mbyllësh sytë dhe të vallëzosh në ritmet e tingujve të violinës që vijnë aq ndjeshëm dhe ëmbël tek veshët tanë.
Këtë ndjesi ia ka dhuruar edhe shumë turistëve të cilët frekuentojnë një nga restorantet me të njohura në veri të vendit.
Kristi, prej tre vitesh, punon në restorantin “Mrizi i Zanave” në Fishtë të Lezhës. Kjo eksperiencë e ka ndihmuar atë duke e zhvilluar edhe më tej talentin e tij si violinist.
Të tillë talente padyshim që duhet të promovohen dhe respektohen për gjithë dashurinë dhe ngrohtësinë që na ofrojnë përmes artit të tyre.
Kjo këngë është luajtur në versione të ndryshme, piano, violinë dhe firzamonike nga talente të ndryshëm në botë, ku njëri prej tyre është edhe shkodrani Pecaj.



