“Sandwich, A është mirë me qenë shqiptar?” Mustafa Nano rihap debatin

Gazeta Dita

E ndërsa duket se do të rihapë një debat të gjerë publik, publicisti dhe gazetari Mustafa Nano ka hedhur në tregun e lexuesit shqiptar librin e ri “Sandwich, A është mirë me qenë shqiptar”.

 Por ndryshe nga sa thotë titulli, në brendësi të tij libri vjen me një rishikim të thellë të ngjarjeve ku populli shqiptar i vendosur si një sandwich mes popujve të tjerë, sipas Nanos faktohet se popujt e Ballkanit më shumë bashkohen sesa ndahen.

Më titull provokativ dhe intrigues, publicisti dhe gazetari Mustafa Nano vjen për lexuesit me botimin e tij “Sandwich, A është mire me qenë shqiptar?”, me të cilin kërkon të trajtojë probleme të debatueshme të historisë, gjuhës e kulturës shqiptare të vendosur mes grekëve e sllavëve.

Por ndryshe nga sa thotë titulli, Nano thotë se libri sjell situatat kur popujt e Ballkanit më shumë bashkohen sesa ndahen.

Nano: Në ndryshim nga historigrafitë tradicionale shqiptare, serbe, greke që u mëshojnë më shumë mureve ndarës, kufijve ndarës, i mëshojnë më shumë armiqësisë midis popujve, unë mbroj tezën që në historinë e Ballkanit ka më shumë gjëra që i bashkojnë këta popuj sesa gjëra që i ndajnë.

Por sandwichi përpara vitit 1850 kur nuk ishin krijuar akoma shtetet nacionale ishte një sandwich i lezetshëm. Luftrat i bënin bashkë, ku bënin krushqira, ku çdo që ishte e përbashkët pothuajse.

Titull ekstravagant dhe irritues për lexuesin thotë historiani, Pëllumb Xhufi, por misioni i tij mohues dhe destruktiv është fisnik, ndërsa vjen me një nerv dhe gjuhë dinamike rishikimi i disa të vërtetave të gjithë pranuara por që nuk i qëndrojnë kohës e i bëjnë dhunë të vërtetës.

Xhufi: Muçi është kritik në radhë të parë me ne shqiptarët, pastaj dhe me serbët dhe grekët.

Ai ka hyrë shumë thellë të sfidojë çështje të tilla, beteja e Kosovës që ka shumë rol në marrëdhëniet tona me serbët, çështja e Millosh Kopiliqit ka qenë shqiptar apo serb e cila ka shpërthyer një luftë absurde thotë me të drejtë Muçi, midis shqiptarëve për një personazh i cili nuk dihet më së pari a është apo nuk është personazh historik.

Në këtë botim të tij të dalë nga UET Press, Mustafa Nano si për të rivendosur një ekuilibër e për të ç’dramatizuar dhe ç’tensionuar marrëdhëniet mes fqinjëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *