Kili dhe Gjermania do të përballen në “Kerstovsky Stadium” të Shën Petërsburgut për trofeun e Kupës së Konfederatave. Gjermanët kanë ndoshta lojtarët më të talentuar në qarkullim në krahasim me çdo kombëtare tjetër.
Vendimi i trajnerit Low për të grumbulluar lojtarë të rinj në Kupën e Konfederatave ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme. Tani ai është i sigurt se do të ketë në dispozicion shumë alternativa për veteranët që ka në ekipin e parë.
Gjithashtu, këta të rinj do të shtojnë edhe rivalitetin brenda kombëtares, që është gjithmonë një gjë e mirë, sepse askush nuk duhet të ndihet i sigurt për vendin në formacionin titullar.
14 RADHAZI
Gjermania nuk ka pësuar asnjë humbje në 14 ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet
Në gjysmëfinalen e luajtur kundër Meksikës, kampionët e botës në fuqi janë treguar të pamëshirshëm në finalizimin e aksioneve.
Mesfusha ka fituar pothuajse çdo duel duke mos i lejuar kundërshtarëve shumë raste. Suksesi kundër Meksikës ka çuar në 14 numrin e ndeshjeve të njëpasnjëshme pa pësuar humbje nga Gjermanët.
Që nga humbja e pësuar kundër Francës në gjysmëfinalet e Euro 2016, ata kanë regjistruar 11 fitore dhe 3 barazime. Gjithashtu, ata kanë shënuar 42 gola gjatë kësaj periudhe, me një mesatare prej 3 golash për ndeshje.
0 HUMBJE
Këto dy skuadra janë ndeshur 5 herë të tjera në të kaluar, me gjermanët që kanë marrë 4 fitore, ndërsa takimi tjetër është mbyllur në barazim
Ndërkohë, Kilit i janë dashur penalltitë kundër Portugalisë në gjysmëfinale.
Kampionët e Amerikës së Jugut janë paraqitur në atë takim si ekipi jo favorit, por Vidal me shokë kanë treguar se ata janë shumë të rrezikshëm në përballjet me eliminim direkt, pavarësisht nga kundërshtari.
Megjithatë, paraqitjet e Kilit në këtë turne nuk kanë qenë aspak bindëse.
Pasaktësia në finalizimin e rasteve të shumta të krijuara është problemi i tyre kryesor, teksa janë vetëm 4 golat e realizuar nga ata në këtë edicion të Kupës së Konfederatave.
Formacionet e mundshme
Kili (4-3-3): Bravo, Isla, Jara, Medel, Beausejour, Aranguiz, Diaz, Hernandez, Vargas, Vidal, Sanchez.
Gjermani (3-4-2-1): Stegen, Ginter, Rudiger, Kimmich, Hector, Goretzka, Rudy, Henrichs, Stindl, Draxler, Werner.
