Europiani Under 21 i zhvilluar në Poloni ka dhuruar disa paraqitje individuale spektakolare. Pas fitores së merituar, të arritur nga Gjermania kundër Spanjës në finalen e luajtur të premten në mbrëmje, UEFA ka zbuluar formacionin më të mirë të turneut.
Portier
Julian Pollersbeck (Gjermani)
Pas një paraqitje pozitive në fazën me grupe, ai ka treguar vlerat e tij në gjysmëfinalen e luajtur kundër Anglisë, në të cilën ka pritur dy penallti që i kanë dhënë mundësinë Gjermanisë të shkojë në finale.
Mbrojtës
Milan Škriniar (Sllovaki)
Qendërmbrojtësi i Sampdoria-s, i cili do të transferohet tek Inter në këtë merkato të verës, falë ndërhyrjejeve të sakta dhe të pastra, ka ndihmuar Sllovakinë të shkojë vetëm një gol larg gjysmëfinaleve.
Jeremy Toljan (Gjermani)
Shpërthimet e tij në krahun e djathtë kanë qenë një nga karakteristikat e turneut të zhvilluar në Poloni, me Toljan që ka përshkuar kilimetra të tërë dhe ka dhënë tre asistet më të mira të kompeticionit.
Niklas Stark (Gjermani)
Ishte në dyshim para finales, por në fund, Stark, ka qenë gati për t’u ndeshur me Spanjën duke treguar cilësitë e tij si lider i vërtetë.
Yannick Gerhardt (Gjermani)
Loja e mbrojtësve të krahut ka qenë baza e stilit të lojës së gjëermanëve, me Gerhard që ka bërë paraqitje shumë të mira në fazën mbrojtëse, por ka ndihmuar ekipin edhe në atë sulmuese, edhe pse nuk ka qenë kërcënues aq sa kolegi i tij në krahun e kundërt, Toljan.
Mesfushorë
Maximilian Arnold (Gjermani)
Ka qenë regjisori i Gjermanisë dhe ka ndihmuar ekipin me pasime të gjata dhe të skata në momentet e duhura, duke regjistruar edhe dy asiste.
Dani Ceballos (Spanjë)
Mesfushori i Betis e ka filluar fazën me grupe në stol, por e ka shfrytëzuar në maksimum shansin e tij, duke shpalosur aftësi të larta teknike ashti si edhe një vizion loje të jashtëzakonshëm. Jo më kot ai u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.
Max Meyer (Gjermani)
Mesfushori i talentuar i Schalke-s ka vepruar mes linjave të ekipit kudnërshtar, duke krijuar shumë aksione të rrezikshme për ekipin e Stefan Kuntz.
Saúl Ñíguez (Spanjë)
Tregolëshi i yllit të Atletico Madrid në gjysmëfinalen e luajtur kundër Italisë, ka qenë një nga momentet më të bukura të turneut, me lojtarin që ka fituar edhe çmimin “Këpuca e Artë”.
Sulmues
Marco Asensio (Spanjë)
Tregolëshi i Saul kundër “axurrëve” ka qenë i dyti për spanjollët në Poloni pas atij të realizuar nga Asensio në ndeshjen hapëse të fazës me grupe të luajtur kundër Maqedonisë.
Federico Bernardeschi (Itali)
Sulmuesi i Fiorentina-s ka treguar gjithë klasin e tij dhe ka ndihmuar Italinë që të arrijë deri në fazën gjysmëfinale të kompeticionit.
