Më mirë se Neuer dhe Buffon, tërhiqet portieri i rekordit unik

Gazeta Dita

Në nivel sportiv, për tifozët e Brescia-s, nuk ka qenë një lajm aspak i mirë. Në fakt, është tërhequr nga futbolli një nga lojtarët më të rëndësishëm të viteve të fundit për “Dallëndyshet”, një lojtar që ka kontribuar në mënyrë vendimtare në kampionatet ku ka marrë pjesë.

Bëhet fjalë për Michele Arcari, portier i datëlindjes 1978, i cili ka varur këpucët në gozhdë në moshën 39 vjeç. Brescia ka dashur ta përshëndesë me një letër prekëse të publikuar në faqen zyrtare të klubit.

“Dhjetë vite. 221 ndeshje. Një rekord prej 907 minutash pa pësuar gol. Një histori dashurie që nuk mbaron, thjesht do të vazhdojë në një formë tjetër.

Nga gjithë familja bardhekaltër një falënderim për ty dhe për gjithçka që ke dhënë në fushën e lojës dhe për emocionet që kemi ndarë bashkë”.

Arcari do të vazhdojë të punojë me Brescia, duke u bërë pjesë e stafit teknik të ekipit të moshave. Arcari ka hyrë në histori në vitin 2012, në të cilin ka regjistruar rekordin e pabesueshëm të 907 minutave pa pësuar gol.

Një rekord i jashtëzakonshëm. ai ka arritur të thyejë rekordin e vendosur nga Buffon në vitin e kaluar në Serie B me Juventus-in dhe të vendosë një rekord absolut për klubin e tij. Një hero i vërtetë për Brescia-n.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *