Rama flet për televizionin France24: Jemi të varfër, por nuk po vdesim urie

Gazeta Dita
VUCIC I RAMA - KZN

Nga zyra e tij, kryeministri Edi Rama ka folur për televizionin France24 për situatën ekonomike në vend, kultivimin e kanabisit, reformën në drejtësi dhe integrimin e vendit në BE.

Lidhur me situatën e kanabisit dhe zëvendësimin e këtij aktiviteti të paligjshëm në ekonomi Rama tha se Shqipëria është një vend i varfër por jo aq sa thuhet në shifra, pasi ka të ardhura nga emigrantët dhe ekonomia informale.

“Këtë vit kemi patur një kthesë të fortë për kultivimin e kanabisit. Ne kemi pasur një ulje dramatike. Kam besim të plotë që në fund të vitit kultivimi i kanabisit ka për të qenë histori. Mund të jemi të dobët ekonomikisht por nuk po vdesim urie. Jemi të varfër si vendet e rajonit. Kemi pasur rritje 3%. Kemi besim se do shkojë 5 %. Kemi pasur mbështetje nga emigrantët. Le të themi që shteti shqiptar nuk është i pasur, shqiptarët janë të varfër por jo aq sa mund të thonë shifrat, pasi ka para që vijnë nga emigracioni dhe është edhe ekonomia informale”, tha Rama.

Share This Article
6 Comments
  • Si e shpiegon RAMA QE SHQIPERIA ESHTE NGA VENDET ME TE VARFERA NE EUROPE DHE RAMA BERISHA BASHA META MZIU GJIKA DHE SHUME GJUKATES JANE NGA ME TE PASURIT NE EUROPE ??????? HE SHOKU RAMA …. LUFTO KORRUPSIONIN HAP VENDE PUNE .. MERRE MASSA … MERRE EKONOMISTA TE MIRE DHE BEJ REFORMA …. SE KA GJERA QE SHQIPERIA TE DALI NGA MIZERJA …PO JU RAMA SJENI PER TU QARE …POR SHQIPTARET ME 50 EUROS NE MUAJ JANE SI NE AFRIKE …. NGRINI RROGAT …DHE .VEPRONI . SE REFUGJATET SDO TE JEN TE PERHERSHEM NE NDHME TE FAMILJEVE …MJAT ME LLOQE …

  • Ky pret qe njerezit te vdesin urie, qe te pranoje se Shqiperia vazhdon te jete shteti me i varfer ne kontinentin Europian. Pastaj prisni qe te rregulloj ekonomine ky i droguar.

  • Shprehje te tilla si “Nuk po vdesim urie se kemi pasur mbështetje nga emigrantët…” “Ka para që vijnë nga emigracioni…”, te deshifruara nenkuptojne mosinteresin e CETES MAVI per t’i dhene fund braktisjes se vendlindjes nga shqiptaret.

    Llogjika eshte fare e thjeshte: Sa me shume shqiptare te largohen per ne emigracion dhe sa me shume transferta te ardhura nga jashte, aq me shume forcohet “buxheti i shtetit” dhe aq me shume i trashet portofoli cetes.

    Cudi si s’po del ndonje pseudo-analist si puna e atij “burimit me uje te tharbet” per te propaganduar BOJKOT REMITANCASH nga emigrantet ?

  • PERGJIGJE QE ESHTE E DENJE VETEM NGA NJE KRYEMINISTER AFRIKAN

    Ne Somali pershembell po vdesin perdite njerez nga uria dhe thatesira dhe Presidenti i vendit deklaron se ka gjetur zgjidhje me piratet somaleze te anijve tregetare.

    “Vitin qe shkoi ne rritem te ardhurat ne shtet nga gjobat dhe pengmarrjet ne det afro 3 here dhe me keto masa ja arritem qe te shpetojme shume jete njerezish ne Somali” keshtu deklaroi Presidenti i Somalise Sharif Shejh Ahmed para do kohe. Pyetjes nese ka moral kjo deklarate antinjerezore qe zgjidh problemin duke hapur probleme te tjera ai tha:

    ME MORAL NUK I USHQEJ DOT NJEREZIT E MIJ!

  • HAJDE RROTE KAPANONI, HAJDE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    I VOTON KRIMINELET RREGULLISHT, SEPSE

    KA EDHE VETE MENTALITET PREJ KRIMINELI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *