Presidenti Luganos shpërthen ndaj Tramexanit: Është idiot, po më terrorizon lojtarët

Gazeta Dita

Presidenti i Luganos Anxhelo Renxeti  ka shpërthyer në kritika ndaj Trmexanit.

Renxeti shprehet se tekniku Italian, që pas marrjes së drejtimit të skuadrë së Sionit është duke terrorizuar lojtarët e Luganos me tentativat për t’i transferuar në skuadrën e tij të re.

“Mjaft do të thotë mjaft. Kjo gjë duhet të marrë fund. Ajo çfarë po bën Sioni dhe Tramexani duhet të ndalojë.

Ata po terrorizojnë lojtarët e mi.Në llim tentuan të bindnin Marianin që të ndryshonte skuadër, ndërsa tani janë kthyer nga Mihajloviç.

E telefonojnë 10 herë në ditë, i premtojnë parajsën mbi tokë, por vetëm një ofertë zyrtare të shkruar nuk i kanë bërë kurrë. E solla Tramexanin në Zvicër dhe i dhashë mundësinë të tregonte veten.

Edhe pse iku te Sioni vetëm pas disa muajsh, nuk i kërkova dëmshpërblim për prishjen e kontratës. Dhe si më falënderon ai?

Në llim më merr gjithë stan teknik, ndërsa tani është hedhur në sulm për lojtarët pas shpinës simë. Ai është një idiot, nuk mund të them gjë tjetër”, tha Renxeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *