Sot është dita e finales!
Kupës së Konfederatave “Rusi 2017” po i vjen fundi, sepse në stadiumin e ri “Krestowski” në St. Petersburg do të luhet ndeshja e cila do të vendosë kampionen e këtij turneu, Kili-Gjermani. Trajnerët respektivë sapo kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare, në të cilët nuk ka surpriza.
Për kampionët e botës do të luajë mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, bavarezët Kimich dhe Rudy, ylli i PSG-së Draxler dhe sulmuesi Timo Werner. Ndërkohë, kilianët, si kampionë të Amerikës së Jugut, do të bazohen te mesfushori gjithçkabërës i Bayern-it, Arturo Vidal, dhe dyshja sulmuese Vargas-Sanchez.
Kili: Bravo – Isla, Jara, Medel, Beausejour – Diaz, Aranguiz, Vidal, Hernandez – Vargas, Sanchez
Gjermani: Ter Stegen – Mustafi, Ginter, Rüdiger – Kimmich, Rudy, Goretzka, Hector – Draxler, Stindl – Werner.
