Mbetjet, Gjosha Ramës: Mos u fshih pas BE-së, të dëgjojmë qytetarët

Gazeta Dita

Ministrja në detyrë e Integrimit Europian, Klajda Gjosha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me industrinë e riciklimit dhe importin e mbetjeve, i cili tha se është vetëm miratimi i legjislacionit të BE-së.

Gjosha që vjen nga LSI, e quan këtë një klishe të përdorur nga politikanë që duan t’i ikin përgjegjësisë dhe i kërkon Ramës të mos fshihet pas BE-së por të dëgjojë zërin e qytetarëve që kanë folur për këtë çështja.

STATUSI I MINISTRES KLAJDA GJOSHA

Dëgjoj shpesh përfaqësues të politikës që kur duan t’i ikin përgjegjësisë për iniciativa të cilat bien ndesh me vullnetin e qytetarëve, përdorin shprehjen “thjesht kemi përafruar legjislacionin me atë të Bashkimit Europian”!

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ligjin për importin e mbetjeve, i cili ka ardhur sërish në vëmendje.

Se pari, Shqipëria është ende një vend në zhvillim, ku jo çdo legjislacion i BE-së i shkon për shtat në këto momente standardeve dhe kushteve në të cilat ne ndodhemi dhe aq më tepër tolerancës ndaj riciklimit të mbetjeve të huaja.

Është më mirë të tregojmë që dimë të riciklojmë edhe këto mbetjet tona që në zona të tëra të Shqipërisë i gjen edhe pranë qendrave të banuara, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve.

Së dyti, duhet të marrë fund fshehja pas BE-së dhe duhet të fillojmë t’i japim fund alibive tona për interesa të ngushta. Dhe nëse vërtet duam t’i ngjasojmë sado pak Europës duhet të dëgjojmë zërin e qytetarëve, që pikërisht për këtë çështje foli me një zë më të lartë se kurrë!

 

Share This Article
6 Comments
  • SAPO DALLKAUKET DRU ME PRE I DHANE VOTAT EDI SKUTHI RIKTHEU LIGJIN PER IMPORTIN E PLEHRAVE NGA MAFIA ITALIANE

    Po tani?

    Tani dallkauket ta mbajne me shendet PARTIZANIN e Enverit qe hoqi qafe Like Floririn dhe mire beri, por ja qe ca gjera te mira i kishte edhe Likja e Monikes dhe Gjoses,

    sepse:

    PO TE ISHTE PER EDI RAMEN ARMKET KIMIKE TE ASADIT DHE PUTINIT TANI DO TE BENIN GJEMEN NE VENDIN TONE PA FAT.

    • intelektual i leshit,
      ti per 4 vjetet e ardhshem deri ne zgjedhjet e reja nuk duhet te flasesh me.
      Sepse rezultati i zgjedhjeve provoi qe je trap me zile, asgje nga ato qe ke thene nuk eshte provuar, bile e kunderta.
      Te duhen 4 vjet te reflektosh se mbase kupton gje nga kjo bote , perdryshe kot sa ke lindur
      Suksese !

  • Nuk eshte shume e vertet qe ty ye qan hallini per qytetaret.Meraku Yte Gjoshja eshte se mos po futet ndonje lek ne shqiperi.
    Ju ketu u fle lepuri gjithmom qe qeveria socialiste te mos ket mundesi te ardhurash.
    LKeshtu bete edhe per LHL-te para dite me Qeverin pas dite me protestuesit dhe late ,pa marre nje plan Mashall te Perendimit, per demontimin e tyre.
    Ky merak eshte edhe sote qe sipas stilit te tuaj dhe Berishes ti pritet rrugen e te te ardhurave.!
    Pore ja qe populli e kuptoi hilen tuaj dhe i nxori ne koshte te plahrave ku do qelbeni dynjane.!

    • Jetoj ne Europe prej 30 vjetesh. Sheh qe transportohen trena me lloje te ndryshme mbetjesh (plehrash), nga Italia per Gjermani, apo anasjelltas, nga Portugalia ne France apo anasjelltash. Ky eshte legjislacioni europian, qe natyrisht pason legjislacionin e çdo nje vendi europian, do apo nuk do kjo fare ministre e perkoheshme, do apo nuk do Edi Rama. Demagogji interesante! Njerezit hane, pine, bejne mbeturina, shumezohen, martohen, bejne femije, importojne grure, miser, eksportojne çimento, domate, … Ah, jo, plera jo, sepse nuk do ministra. Ok, mund edhe ta pranojme, por ministra duhet ta dije, qe nuk do ta vere kemben kurre jashte Shqiperise, sepse nuk mund te dhjese (pra te krijoje ndohtje) ne nje vend tjeter te ruzullit, sipas demagigjise te saj.
      Konkluzion; pare qe gjithe anet e jetes njerezore jane perfshire nga globalizimi, nuk mund te jete ndryshe edhe per te “dhjeren” apo mbetjet, edhe ato bejne pjese ne nje merkato globale, duam apo nuk duam ne.
      Brexiti meson, kush do te jetoje sipas menyres se vet, duhet te dale jashte nga cirkuiti boteror.

      • Nuk e di se ne cilin vend te Evropes jeton ti o Fredi Halelaresi meqe mutrat organike bio te njerezve i ke shume me qef, dhe qe quhen komposto fekale me shume vlera per bageti dhe bujqesi,

        PO ARMET KIMIKE TE ASADIT A I KE PARE TI NE EVROPEN TENDE MORE MAVRI?

        sepse:

        Edvin Skuthi, PARTIZANI i Enverit donte qe t’ja linte ne dere shqyptareve ne Mjekes te Elbasanit dhe tek Mali me gropa matane Dajtit.

        PO KUR KE 30 VJET QE JETON NE EVROPE MORE MAVRI C’PUNE KE ME SHYQPTARET DRU ME PRE QE JETOJNE NE MES TE PLEHRAVE?

        Shko dhe jeto nje nate ne Kombinat kur Rilindja e Erjon Veliajt djeg plehrat ne Sharre me gabelet e tij besnike qe ta mesosh mire demagogjine e Edvinit per industrine famoze te plehrave albaneze qe i ri shume afer legjislacionit evropian,

        dhe:

        Cirkuiti boteror tregon se me mire pa Rilindje Enveriste sesa te behesh kosh plehrash i Mafies Italiane, njashtu sic u be para do kohe Rumania dhe kur e kuptoi se kishte gabuar rende ishte shume vone per te regulluar gjerat.

        por:

        Ka edhe vende te tjera afrikane qe jane bere depo e Mafies Boterore te Plehrave qe edhe me brexit edhe pa brexit nuk ka kush me qe t’i shpetoje.

  • Po me vjen mire qe zonja thote te verteten kur shprehet:
    …te degjojme zerin e qytetareve,qe pikerisht per kete ceshtje foli me nje ze me te larte se kurre!
    Qe do me thene ;U nxori ne opozite.
    Shpresoj te kenaqeni me bukurine e ketij zeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *