Pesë ditë nuk janë pak,
që në heshtje të mendoni,
larg terrenit zemërak,
për kë duhet të votoni!
Meqë jemi në gazetë,
dua të ta jap një mëndje:
“Ti voto more i shkretë,
së pari për veten tënde!”
Të gjithë e kemi një votë,
një votë për ardhmërinë,
votoni atë që thotë:
“Kini falas shëndetësinë!”
Vetëm kjo do më mjaftonte,
ta merrja në çast vendimin,
dhe asgjë s’do më pengonte,
që të bëja krahasimin!
Sot sistemi i shëndetit,
situatë alarmante,
bluzat e bardha të shtetit,
janë bërë bluza-trafikante!
Ju i kini parë me sy,
dhe me qindra shembuj dini,
lusni Zot e Perëndi,
që shëndet të mirë të kini!
E majta na ka premtuar,
në sistem revolucion,
ndaj ti veten ke votuar,
kur të majtën e voton!
Nëse ende ke në kokë,
miku im dy fije mend,
sot që ndihesh fare trokë:
“VOTO PËR SHËNDETIN TËND!”
Ky është një kryepremtim,
në heshtje s’mund ta kalojmë,
ta mbështesim me votim,
të vërtetën të provojmë!
E besoj këtë premtim,
ndaj dhe vota do t’ja vlejë,
se askush në rruzullim,
kaq hapur s’mund të gënjejë!
Ju them të majtën votoni,
jo se jam kundër Salisë,
po e majta është Çelësi,
që i duhet Shqipërisë!
Është çelës për të mbyllur,
Dyert sot të ligësisë
ndaj o mik mos shko symbyllur,
hapi sytë para kutisë!
Se ato kuti të vogla,
vlejnë sot sa e gjithë jeta,
neve na takon të ndajmë,
gënjeshtrën nga e vërteta!

I BEKUAR ARBEN DUKA ZOTI ME TY
I madh je o Arben Duka, duhet te shperndahesh ne shum gazeta te tjera qe te lexoi nje pjese e mire e miletit.
Ore mos ke ndo1 damar nga Çajupi dhe Frashellinjte,si gjithmone meriton me shume se respekt.O Beni po nuk u fut ne burg saliu dhe te tjeret nuk ka liri dhe jo me shendetesi vetem hakmarrje dhe drejtesi deri ne1per keta plehra qe e katandisen ne mjerim te tej skajshem kete popull .E lexuan shqiptaret si u pergjigj e mbesa pardje?po ky popull nuk ka nerv, ka 500vjet qe jeton i nenshtruar ,por 1pyetje kam per vete dhe per popullin tim, sa here na ka djegur, vrare dhe masakruar, ky qen qe vetem shqiptar nuk eshte qe po ndan Shqiperine ,veriun nga jugu.Le te shpresojme qe e majta te mbaj premtimet e dhena,(21janarin,Gerdeci,shitjen edetit ,dhe kthimin e pasurive kombetare etj).