Problemet me stadiumet, Teuta nis rikonstruksionin e “Niko Dovanës”

Gazeta Dita

Sezoni i ri në kampionatin shqiptar me gjasë mund të na gjejë si i ai i kaluari ku shumë skuadra ishin të detyruar të udhëtonin në qytete të tjera për të zhvilluar ndeshjet e tyre pritëse.

Këtë vit më të rrezikuarat janë Kamza dhe Lushnja të cilave iu duhet një rikonstruksion themelor i stadiumeve për të përmbushur kushtet e vendosura nga FSHF.

Por në “Superligë” ka edhe nga ata skuadra që nuk janë të kënaqura me kushtet që kanë pasi e dinë që janë minimale dhe po mundohen për t’i përmirësuar.

Më parë është mësuar se në klubin e Teutës do të ndodhin ndryshime të mëdha sa i takon financimit dhe nga sot rezultatet po shihen.

Ekipi durrsak ka njoftuar në faqen e tij në “facebook” se kanë nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Niko Dovana” me qëllim për t’a kthyer atë në sa më të denjë për tifozët.

Postimi i KS. Teuta

Ka nisur puna ne “Stadiumin Niko Dovana” ku esht duke u punuar ne pjesen ballore ku sezoni i ri do e gjej me stola. Gjithashtu dhe ne ambientet e brendeshme por dhe ne tribunen kryesore po punohet per te qen gati per sezoni e ri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *