Gjermania “B” vuan, por fiton Kupën e Konfederatave

Gazeta Dita

Zgjedhja e Joachim Low për të marrë në Kupën e Konfederatave një grup lojtarësh të rinj dhe për të lënë pushim pjesën më të madhe të titullarëve të Gjermanisë ka qenë e suksesshme.

Kampionët e botës në fuqi kanë fituar Kupën e Konfederatave të zhvilluar në Rusi. “Die Mannschaft” ka mposhtur kombëtare e Kilit me rezultatin e ngushtë 1-0, aq sa i duhej për të ngritur kupën në “Krestovsky Stadium” të Shën Pertësburgut.

Kjo ka qenë ndeshja e pesëmbëdhjetë radhazi e skuadrës së Joachim Loë pa pësuar humbje: 12 fitore dhe 3 barazime.

Siç e tregon edhe rezultati, nuk ka qenë një fitore aspak e lehtë për gjermanët, të cilët kanë vuajtur për pjesën më të madhe të ndeshjes, teksa Kili ka konfirmuar edhe në ndeshjen e sotme problemin e parë në takimet e mëparshme.

Alexis Sanchez me shokë krijojnë shumë raste, por nuk arrijnë të finalizojnë. Ka qenë ‘bavarezi’ Vidal ai që ka shkuar afër golit pas vetëm 5 minutash lojë, por goditja e tij është ndalur nga ter Stegen.

Dominimi i “La Roja” ka qenë i plotë, por ka qenë Gjermania ajo që ka gjetur golin me Stindl. Werner ka vjedhur një top nga mbrojtja e Kilit dhe, i ndodhur i vetëm përballë Bravo-s, ka pasuar te shoku i tij i skuadrës që ka dërguar topin në rrjetë pa problem.

Problemet e amerikanojugorëve në finalizim kanë vazhduar në minutat pasuese, teksa Claudio Bravo ka mbajtur në lojë kombëtaren e tij me pritjen e bukur të bërë në fundin e pjesës së parë ndaj Gortezka-s.

45 minutat e dyta kanë vazhduar me të njëjtin ritëm, me kilianët që kanë kërkuar me ngulm golin e barazimit dhe gjermanët që janë mbrojtur mirë, duke provuar të godasin me kundërsulm.

Pavarësisht tentativave të shumta të Kilit, mbrojtja e Low ka arritur të rezistojë deri në fund dhe të triumfojë në Rusi, vendi ku do të kërkojë të mbrojë titullin e kampiones së botës një vit më pas.

Lajmi i frikshëm për rivalët e gjermanëve është se mosha mesatare e kësaj kombëtareje është vetëm 2 vite e 244 ditë më e madhe se ajo e përfaqësueses U-21 që mposhti të premten e kaluar Spanjën në finalen e Euro Under 21. Nëse dita e mirë duket nga mëngjesi…

https://dai.ly/x5scqml

Share This Article
2 Comments
  • Duhet te jesh shume manall te shkruash se “Gjermania B vuajti”.

    Gjermania luajti me rezervat perpara nje skuadre favorite sic ishte Kili, e megjithate ja rasi petllen. Vidali & Co. pas ndeshjes u bene si te mjere.

    # Der Weltmeister bleibt Weltmeister !
    # Absolut verdient !
    # Alles erster Sahne !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *