Zyrtarizohen 5 emra, ja kush janë kandidatët për kryetar të PD-së

Gazeta Dita

Kur duhen më pak se 3 javë për zgjedhjet në Partinë Demokratike për drejtimin e saj, janë 5 emra, të njohur dhe të panjohur që kanë zyrtarizuar kandidaturën.

I pari sigurisht që është kreu aktual i PD-së Lulzim Basha, i cili kërkon sërish të drejtojë partinë më të madhe të opozitës, me gjithë humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit.

Më pas vjen Eduard Selami, i cili ishte i pari që nga selia blu, njoftoi kandidimin, duke u regjistruar zyrtarisht në garë.

Dy emra të tjerë thuajse të panjohur për opinionin publik por jo për demokratët. Bëhet fjalë për Astrit Sinanaj, anëtar i PD në qytetin e Fierit, dhe Erion Piciri, i cili njoftoi dje se ka shpallur kandidaturën për kreun e PD.

Po kështu një kandidat i fortë përballë Bashës, shihet Astrit Patozi, i cili një ditë më parë foli nga selia e PD-së duke deklaruar dhe shpalljen e kandidaturës për kryetar duke i thënë Bashës se është gati të përballet me të në një garë të barabartë.

Share This Article
10 Comments
  • Te gjithe jane kufoma, asnjeri nuk ka kurajo te beje nje analize te sinqerte rreth falimentimit te partise te familjes Berisha.
    Jam shume kurreshtar te shoh se kush ka per ta fituar vendin e kustodit te familjes.

    • Sigurisht qe Luli perseri, sepse i vetmi qe pati kurajon te dilte hapur kunder familjes qe ke permendur tashme nuk jeton me ( Sokol Oldashi )

  • I vetmi qe pati kurajo te fliste hapur ne PD ishte Sokol Olldashi, pjesa tjeter qe kerkojne te kandidojne jane kufoma.

  • kushdo qe te zgjidhet,kryetar do ngelet padrino komunist sali,edhe asnje trim dhimokrat nuk ka guxim te thote nje fjale kunder ketij intriganti qe beri lemsh nje parti dhe Shqiperin,qe humbi shpresat tek njerezit e ndershem.
    Vetem shkrimin e jemin turkoshakut te lexosh dhe e kupton se kush jane mafiozet e pd.
    Mafiozet kerkojne te zbatohet kodi i heshtjes;mos fol se ti hapa petet e lakrorit,se une di me shume per ty…..

  • mirë selami dhe patozi,po këta të panjohurit,kush janë??
    njëri qënka antar i PD në fier,kurse tjetri qënka nga ishulli i piter pan??
    po për VER LLAPËN përse nuk shkruani??
    dhe ai ka vënë kandidaturën!!
    bile ai ka dhe një adresë ndryshe nga ai i paadresë!!
    Rr:e të çmëndurve Nr:0!!

  • Lulzim Basha, pas humbjes se zgjedhjeve, nuk ka te drejte morale te kandidoje per kryetar te PD-se. Nese fiton ai, atehere duhet te bindemi nje here e pergjithmone se PD-ja nuk eshte gje tjeter vecse nje kufome politike qe nuk mund te rinovohet e te beje dicka te mire per te ardhemen e popullit shqiptar.
    Atehere pa tjeter anetaret e ndershem te PD-se duhet ta braktisin ate dhe te kerkojne bashkim me partine e re “Sfida shqiptare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *