Ka ndërruar jetë në Romë aktori Paolo Villaggio, në moshën 84-vjeçare. I famshëm për rolin e Ugo Fantozzit, aktori nga Xhenova kishte disa ditë që ishte shtruar në spital.
Përveç 10 filmave si Fantozzi, komiku ka interpretuar edhe në filma dramë me regji të Federico Fellini, Marco Ferreri, Lina Wertmuller, Ermanno Olmi dhe Mario Monicelli.
Në vitin 1992, Paolo Villaggio u nderua me “Luanin e Artë” të karrierës, në Festivalin e Filmit të Venecias.


SHQIPTARET DUHET TE JENE TE LUMTUR
qe ky fashist i oreve te para, u pastrua me se fundmi nga kjo bote.
Nuk i mjaftoi karagjozlleku i tere filmave te tij, duke u tallur me tere italianet, me nje interpretim sa medioker aq edhe te peshtire te veseve te italaineve, por i doli kohe te mirrej edhe me 20 mije shqiptaret e anijes Vlora ne 1992-shin.
Ne mos gaboj, beri te pamuduren, duke u veshur edhe me kostumin tone kombetar, duke bere palaçolleqe, per te shnderruar nje tragjedi shekullore, ne nje humor te peshtire, antishqiptar e antinjerezor.
Per kete, dhe vetem per kete duhet kujtuar ky skanjoc i te ashtuquajtures konematografi te humorit italian. Njeri i ndyre qe edhe perendia e shperbleu ne vitet e fundit te ajer-vjedhjes se kesaj bote, me çmenduri psikopatike bipolare te pa sherueshme.