Agjenti dhe babai trokasin në “Bernabeu”, duan largimin e Morata

DITA Online

 

Juanma Lopez, përfaqësues i Alvaro Morata dhe Alfonso, babai i tij, janë në zyrat e “Santiago Bernabeu” për të diskutuar të ardhmen e lojtarit.

Të dy arritën rreth orës 12:00 për të negociuar largimin me drejtuesit e klubit.

Në tryezë për diskutim është hedhur interesi i madh i Manchester United për marrjen e shërbimeve të tij. Sulmuesi, siç raportohet në Angli javët e fundit, ka arritur një marrëveshje me “Djajtë e Kuq”; vetëm se mungon pranimi i ofertës britanike nga Real Madridi.

“Los Blancos” nuk duan ta japin lojtarin e tyre për më pak se 80 milionë euro, të vetëdijshëm për sezonin e tij të madh (i dyti golashënues më i mirë: 20 gola në vetëm 1872 minuta, 1 gol për çdo 93 minuta), Sidoqoftë, Morata duket se përfshihet në një “ekuacion” nga klubi mbretëror i Madridit.

Një pjesë e parave të këtij transferimi do të financojnë nënshkrimin me Mbappé, objektivi i madh veror për Real Madridin (çmimi mund të tejkalojë 130 milionë euro).

Sidoqoftë, Manchester United, për momentin, nuk e arrin këtë shumë. Zidane ka thënë se Morata nuk është në shitje, se klubi nuk dëshiron për ta humbur atë.

Nga ana e tij, lojtari kërkon aktivizim të rregullt, për shkak se do të fitojë konkurrencën e madhe në sulmin e “La Furia Roja” për eventin e madh të verës së ardhshme, Kupa e Botës 2018.

Javën e kaluar, Morata ndërpreu pak orë pushimet dhe muajin e mjaltit për të qëndruar në Madrid, në mënyrë që të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur transferimi i tij te Manchester United. Diskutimet dhe negociatat duket se kanë hyrë tashmë në fazën e tyre përfundimtare

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *