Inspektori i Inspektoriatit të Pyjeve dhe Mjedisit në Korçë është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Policia thotë se inspektori D.M, 41 vjeç dyshohet se ka favorizuar mjete të ndryshme të papajisura me dokumentacionin e duhur, për të transportuar lëndë drusore nga fshati Lozhan drejt Maliqit, si edhe nga fshati Vithkuq drejt qytetit të Korçës
Policia sqaron se “ky rast është ndjekur me metoda speciale të hetimit. Gjithashtu për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur masën “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale. “
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
