Deputetja demokrate, që mbeti jashtë listës së Bashës të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit bën një deklaratë të papritur dhe surprizuese.
Në një status në “Facebook” Arbjola Halimi flet për një koalicion të ri por pa ndryshime nga i vjetri, me ministra të LSI-së e PDIU-së, duke paralajmëruar lëvizje deputetësh.
“Koalicioni i ri pa ndryshime nga i vjetri. PS & LSI dhe tre mandate PDIU të cilat kalojnë në PS. Surprizat që presim në shtator!”, -shkruan Halimi.
Ndonëse kanë dalë disa emra si të zgjedhurit e kryeministrit Edi Rama për disa ministri, deri në shtator nuk dihet se si do të rrjedhin ujërat dhe nëse ky parashikim i deputetes demokrate do të realizohet.
Kjo, marrë parasysh faktin se Rama kërkoi me këmbëngulje timonin pa të tjerë në prehër dhe ka paralajmëruar fshesë në institucione.


Po ku ben si e rendesishme kjo çamia e cerrikut qe nuk ka kurajon te pranoje dhe te pohoje origjinen e saj çame, por as edhe te kontribuoje ne çeshtjen e kesaj popullate, vjen e na thote broçkulla te tilla qe ne asnje ender dashurie nuk mund dot te egzistoje me. Vetem kjo mund qe ta shpike kete skenar qe duket dhe mban ere dashuri e haruar. Ngushllim zonje qe kete here nuk te zgjodhen deputete por te lane si m….. ne shi. Nuk je shquar per inteligjence perveç faktit se ke bere lajm per median vetem me luk e stoli qe mbaje ne sallen e parlamentit. Kaq
Nuk ka asnje gjase te ndodhe!
Kurrë nuk duhet thënë kurrë…