Telebingo Shqiptare / Shorti 2 Korrik 2017

redaktor

 

Çmimi i madh shkon në Korçë, fituesi merr 1,015,625 lekë

 Sikundër është bërë traditë tashmë, Telebingo Shqiptare ka mbërritur edhe përgjatë pasdites së djeshme ora 18:00 në shtëpitë e mijëra familjeve shqiptare, për të ndarë dhurata dhe çmime të shumta për të gjithë lojtarët e saj.

Loja telefonike ka befasuar dhjetëra ndjekës, të cilët me përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe, si dhe çmimit tradicional të javës në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.

Loja telefonike është ndalur fillimisht në qytetin e Gjirokastrës, duke shpallur Gertin si fitues të parë të betejës me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, të cilit fati i ka buzëqeshur më së miri.

Kjo pasi me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Gerti ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 120,000 lekësh. Më pas, loja telefonike ka kapërcyer kufijtë duke shpallur Alfredin në Itali, si fitues të radhës.

Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, si dhe shansin e dhënë nëpërmjet lojës “2 herë fat”, Alfredi ka mundur të dyfishojë shumën e fituar, duke siguruar kështu nga Telebingo Shqiptare shumën prej 130,000 lekësh. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka ndalur më tej lojën telefonike në kryeqytet, ku Beqo i është gëzuar shumës prej 40,000 lekësh që ndodhej në dy zarfet e mbajtura prej tij në fund të lojës.

Një tjetër fituese e përzgjedhur në qytetin e Shkodrës ka tentuar të gjurmojë zarfin ku fshihej një ndër çmimet më të preferuara, makinën “Volkswagen Up”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Vera ka siguruar shumën prej 30,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe 2 orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit.

Selvija në qytetin e Krujës, ishte e përzgjedhura e fundit në lojën telefonike që ka kërkuar të gjurmojë zarfet ku mund të fshiheshin çmimet e mëdha. Por, me përzgjedhjen e bërë, ajo ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend, shumën prej 50,000 lekësh. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,015,625 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës do të shkojë në qytetin e Korçës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 8509 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 118 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 2,580 lekë. Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 9, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10 mijë lekëve. Fituesit mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *