Bariu djeg me cigare kodrat e fshatit, shoqërohet në polici

Gazeta Dita

Shuhet një zjarr i përmasave të mëdha në kodrat pranë fshatit Dishnicë në Korçë.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë autorin e dyshuar për zjarrëvënien, shtetasin P.H, 17 vjeç banues në fshatin Belorta, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Dyshohet se zjarri në pyll është shkaktuar nga një cigare e hedhur në pyll nga pakujdesia e adoleshentit kur ka qenë duke kullotur bagëtitë, i cili më pas mori përmasa të konsiderueshme.

“Më datë 03.07.2017 në portalin e Komisariatit Dixhital ka ardhur një raportim nga një qytetar, sipas të cilit në kodrat pranë fshatit Dishnicë, ka rënë zjarr.

Menjëherë u njoftuan shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të cilat shkuan në vendin e ngjarjes. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase, u bë i mundur parandalimi i përhapjes të mëtejshme të flakëve, lokalizimi dhe më pas shuarja e zjarrit”.

Nga ana e policisë po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet do t`i kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *