VIDEO/Calhanoglu, më i mirë se Messi dhe Cristiano Ronaldo

Gazeta Dita
during the Bundesliga match between Bayer Leverkusen and SV Darmstadt 98 at BayArena on September 12, 2015 in Leverkusen, Germany.

Muajt e fundit nuk ka luajtur për shkak të një skualifikimi për një para-kontratë të nënshkruar në 2011-ën me Trabzonspor, e cila nuk është respektuar kurrë (në fund ka zgjedhur Karlsruhe).

Një rrethanë kjo që do të shtojë dëshirën e tij për revansh me fanellën e Milan. Hakan Calhanoglu, fantazist turk i datëlindjes ’94, ka qenë blerja e gjashtë e kuqezinjve në këtë merkato.

I lindur në Manheim, në Gjermani, në një familje me origjinë turke,i ka hedhur hapat e parë si futbollist në klubin e vendlindjes, para se të kalonte te Karlsruhe, ku ka debutuar në 2011-ën në kategorinë e dytë. Aty ka tërhequr vëmendjen e Hamburg dhe është marrë në Bundesliga, duke befasuar menjëherë me 11 gola në 34 ndeshje të kampionatit, por duke fituar edhe çmimin si realizuesi më i mirë europian nga goditjet standarde.

Ka lënë pas emra si Messi, Cristiano Ronaldo dhe Pjanic. Vitin pasues ka marrë një telefonatë nga Bayer Leverkusen, ku ka debutuar në Champions League dhe ku e ka mbyllur sezonin e parë me 13 gola në 47 ndeshje, 3 në 10 takime të luajtura në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Në sezonin 2015-16 ka realizuar tetë gola, gjysma e së cilëve janë realizuar në Champions dhe Europa League.

Vitin e kaluar ka luajtur vetëm gjysmë sezoni, por ka arritur gjithsesi të shënojë gjashtë gola dhe të dhurojë pesë asiste në vetëm 15 ndeshje të kampionatit.

Gulio Donati, mbrojtës i Mainz dhe ish-lojtar i kombëtares së Italisë Under 21, i ka dhënë pseudonimin “Zoti i goditjeve të dënimit” dhe nuk mund të ishte ndryshe.

Milan, në fakt, do të ketë në ekip një specialist që i mungonte nga koha e Pirlos, i aftë të luajë në disa pozicione të mesfushës: fantazist, para mbrojtjes, në të majtë, si sulmues i dytë, falë vizionit të tij të lojës dhe një këmbe magjike.

Mund të përshtatet në skemën 4-3-1-2 dhe në atë 4-2-3-1, por është paraqitur mirë edhe në atë 4-4-2.

Mes rekordeve të tij, vlen të përmenden 51 asistet të dhëna në pesë sezonet e kaluara me
Karlsruhe, Hamburg dhe Bayer Leverkusen. Numra marramendës që bëjnë të ëndërrojnë tifozët e Milan.

https://youtu.be/HNWI4JQ-dS0

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *