“Më është krijuar një mundësi shumë më larg se Shqipëria”, De Biazin e kërkon Australia

Gazeta Dita

Pas ndërprerjes me konsensus të kontratës me Kombëtaren lindën shumë pikëpyetja për të ardhmen e De Biazit, një trajner që pas kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian fitoj shumë pikë në sytë e opinionit futbolldashës.

“Më është krijuar një mundësi jashtë Italisë, shumë më larg së Shqipëria”. Këto janë fjalët me të cilat Xhani De Biazi u përshkruante mediave italiane situatën e tij pak ditë më parë.

Po kur të gjithë mendonin se De Biazi nënkuptonte Kinën me këtë deklaratë, “Supersport” ka zbuluar se italiani ka qenë në bisedime gjatë kësaj periudhe me përfaqësues të Federatës Australiane të Futbollit, rreth mundësisë për të marrë drejtimin e saj.

Presidenti i Federatës Australiane, Stiven Loui, duket se pëlqen mundësinë për t’i besuar skuadrën De Biazit me një projekt afatgjatë për të ardhmen.

Por gjithçka do të lidhet me ecurinë e mëtejshme të Australisë në eliminatoret e Botërorit 2018. Australia është aktualisht e treta në Grupin B të zonës së Azisë, me 1 pikë më pak se Japoni dhe Arabia Saudite të cilët gjenden sipër saj në pozicionet që sigurojnë automatikisht pjesëmarrjen në Botëror.

Nëse trajneri aktual, Ante Postecoglu dështon në objektivin e tij për të çuar direkt Australinë në evenimentin më të rëndësishëm për Kombëtare, Federata është gati që t’i besojë De Biazit drejtimin që në dy ndeshjet e play-off kontinental për të shkuar në Rusi 2018.

Sigurisht, nëse Postecoglu ia arrin qëllimit, ai do të vazhdojë të drejtojë këtë përfaqësuese, ndërsa De Biazi do të kthehet përsëri në kërkim të një Kombëtareje apo klubi tjetër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *