Është mbledhur sot rreth orës 19:00 Kryesia e PD-se, e cila shqyrton kandidaturat për kreun e kësaj partie, pas humbjes së 25 qershorit.
Kështu, “Panorama” mëson se Basha nuk është prezent në mbledhje, dhe se ajo drejtohet nga Eduard Paloka, Edmond Spaho dhe Arben Ristani.
Gjithashtu, nga anëtaret e Kryesisë mungojnë Bode dhe Ruli. Deri tani në kryesi kanë aplikuar 8 kandidate, ndërsa Patozi nuk ka aplikuar ende zyrtarisht.
Mbledhja vijon te mbahet.
