Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar një rishikim radikal të qeverisjes së vendit.
Duke folur në Pallatin historik të Versajës, ai tha se kishte planifikuar të ulë me një të tretën numrin e ligjvënësve.
“Në këtë mënyrë do të prodhonim një qeveri më efikase që do të vinte Francën në një “rrugë të re rrënjësore”, tha Macron.
Presidenti francez thotë se ka një mandat të gjerë pas fitores së thellë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të këtij viti.
Nëse ndryshimet e propozuar prej tij nuk do të miratohen brenda vitit, ai tha se do të marrë vendimin për një referendum.
Në fjalimin e tij 90-minutësh, udhëheqësi 39-vjeçar u zotua të kthejë një “dinjitet kolektiv” në Francë.
“Në të kaluarën, procedurat kanë marrë përparësi mbi rezultatet, rregullat mbi nismën, duke jetuar jashtë kuletës publike mbi drejtësinë”, tha ai.
Shkurtimet e propozuara do të reduktonin numrin e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare nga 577 në 385, dhe numrat e anëtarëve të Senatit nga 348 në 232.
Macron nuk është Presidenti i parë që mbledh një sesion në Versajë, pallati i madh i shekullit të 17-të jashtë Parisit, i ndërtuar nga Louis XIV, “Mbreti i Diellit”.
Vendimi për të mbledhur Kongresin në pallat është shoqëruar me kritika, duke u dhënë materiale shtesë kritikëve të Macron të cilët e kanë akuzuar atë si njeri i ngurtë dhe i tërhequr.
Ndërsa gjatë fushatës elektorale u angazhua lirshëm me shtypin, pas kësaj ka pasur kontakte të pakta me të.
Madje nuk do të kryejë as intervistën tradicionale presidenciale për festën kombëtare të 14 korrikut, Dita e Bastilles.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë gjithashtu se do ta heqë gjendjen emergjente në vend në fund të këtij viti, e cila u shpall në nëntor të vitit 2015.
Gjendja e jashtëzakonshme në Francë ka mbretëruar që prej sulmit terrorist në Paris, ku u vranë 130 persona në nëntor të vitit 2015.
Macron ka theksuar se do ta heqë, por nuk e ka treguar datën.
