Thotë që ka qenë mjek…

editor

Kryq e tërthor i ka rënë vëndit ky burrë i mjerë e i palezet, për t’u mbushur mendjen shqiptarve për të marrë edhe një mandat tjeter qeverises 4 vjeçar. Sado të çirret, sado te mburret, sado të merret me nenen e babën e gruan e Edi Ramës, nuk ka gjë kerkundi në vijë. Shqiptarët e kanë vendosur. Ky njeri pas 23 qershorit duhet qe politikisht te zhduket nga faqja e turpshme, që historia ka shkruar këto 22 vjet. Në krejt veprimtarinë e tij, ai ka qënë i qartë, i lexuar. Se ç’dëm ka shkaktuar kjo krijesë e komunizmit vulgar shqiptar, që në praktikën e vet afron kaq shumë me feudalizmin, nuk është e vështirë për tu kuptuar.

Njëzet vjet ishin krejtësisht te bollshme që nje popull, i cili sidoqoftë kishte filluar ta njihte dritën e kulturës, te kthehej në një popull të paditur, me rini analfabete e të pa perspektivë. Dashurine per njeri tjetrin e respektin per familjen, shembulli i këtij mjerani aksidental, rrezikoi ta kthejë ne të kundërt. Tani familja peshohet me lekë, e prindi nuk është më i paprekshëm. Sot respekti e dashuria njerëzore jane asfiksuar nga krimi e urrejtja.

Sot ky njeri, kjo dukuri e zezë jo vetëm për popullin po për krejt kombin, i cili në vitet 90-të me thonjtë e krushqisë të tij “fitoi” primatin e vendit, vazhdon te na drejtojë, dhe na kercenon me gjak njerzish të pafajshëm. Thotë që ka qenë mjek. A mund të jesh mjek kur e ke shpirtin katran?! Kur në momente qeverisje, kujtohesh se kundërshtitë fitojne terren ne botën e të vdekurve, kur i shpif mëmës per djalin, kur i shan djalit mëmën, kur babën e vdekur e ngjall për të trembur për vdekje nipin?! A mund të kesh qenë ndonjëhere mjek kur ndjenjat ti ka mpirë perversiteti e poshtërsia?!

Nga gjithë ç’ka duket, këto ditë, koha dhe krejt universi shqiptar do shpëtojë nga nje çiban. Që për fatin tonë të keq na ka infektuar e do të na kushtojë kohë për ta çrrënjosur e harruar, së pari fizikisht e pastaj mëndërisht.

Ka mbi 2 muaj që nuk ka mushkë ta ndalojë këtë segment aksidental shqiptar nga euforia idiote e inagurimeve të rrugëve. Tamam si kolonizatorët e Kolombit, që në fillimet e veta, për tu marre arin, ju prishnin mëndjen indianëve te Amerikës me copa pasqyrash. Ndërtimi i rrugëve, nuk është një aktivitet ekonomik me të cilin mund të krenohesh kollaj. Kur të fillojë e të shihet se në çfarë “rrugesh” ka ecur ekonomia jone, me siguri do të shohim katastrofën ku na ka çuar ky “ekonomist” monstruoz, e pastaj mund të bëjme hesape: sa është humbja e shqiptarëve për këto 22 vjet? Do të shohim se ç’është persekucioni ekonomik, kur në pushtet instalohen banda me kollare e me instrumente dhune në vend të përkushtimit shoqëror e ndërgjegjes minimale qytetare.

Ja vlen të kujtojmë disa tregues mbi bazë të të cilës marin vendime vëndet e BE, para se të vendosin për të ndërtuar rrugë. Asnje cm. rrugë nuk mund të ndertohet, në se ne destinacion mjetet e transportit nuk çojne te çdo qytetar (për efekt llogaritje) jo më pak se 70 kg mallra të karakterit të ndryshëm. Në zonen ku shkon rruga duhet te jesh i sigurt se GDP-ja specifike e saj duhet të rritet me jo më pak se 1.5% vetëm për efekt transporti. Pas çdo ndertimi te ri rruge, detyrimisht 30% e fondit te ndërtimit duhet të planifikohet për mirëmbajtje. Jashtë kriteresh transparente e të sakta, nuk ka rrugë, nuk ka zhvillim, nuk ka qytetërim. Ka vetëm banditizem,shpërdorim kriminal, e skllavërim ekonomik. Nuk e besoj se ka gjë më elementare për të llogaritur se sa është efekti i rrugëve qe na ka “dhuruar” Berisha, për destinacionet përkatëse e për ekonominë në përgjithësi. Natyrisht, më parë qeveria e tij duhet të na sqarojë se sa rruge ka ndërtuar, 1500, 3500, 5mijë apo 11 mijë km. Le ta bëj me letër me vrimë!

Share This Article
20 Comments
  • Çi duhen ekonomistët salës? Ai është mjek i të gjithë degëve të ekonomisë… i harton, i shtjellon, i prezanton vetë të gjitha strategjitë e politikave të zhvillimit, qofshin këto ekonomike, juridike, fizike, kimike, inxhinjerike, …thonë dhe mjeksore…

    • cdoktorr ke qene ti mo sali se nuk dime aspak per kohen tende si doktorr
      dihet qe ti ke qene nje ishkomunist me tesere partie
      plus qe dime qe ndonjehere kujdeseshe per personalitete te larta partie nder ta dhe ramizi, i cili te beri ky qe je sot!

      • ti nuk njihesh si doktorr o sali i mbare kombi te njeh si nje person qe pervec pushtetit te sekretarit te sekretarit te partise tu trashegua partia te cilen ti gjoja e bere demokraci po qe prape sa te jesh ti komunizem quhet, se po tenton te behet diktatori i 3te i shqiperise

      • Thuhet se ka qene mjek por nga ana tjeter ka pire gjakun e popullit,ka vrare e ka vjedhur kete popull dhe kjo nuk ka piken e lidhjes me misionin e nje mjeku.Jemi krejtesisht te zhgenjyer nga qeverisja e Sali Berishes.Populli e ka humbur me kohe besimin tek kjo qeveri.Do i japim goditjen finale diten e zgjedhjeve.

    • Saliu eshte i marre fund,ka keqqeverisur shqiperine prej 8 viteve rresht.Nuk durohet me,nuk mund te mbajme serish mbi supe zgjedhen e regjimit te Saliut.Populli ka mbetur i pashprese,e vetmja drite ne fund te tunelit eshte programi Rilindje.Me 23 qershor populli do votoje Rilindjen.

    • E ka humbur me kohe misionin e tij.Erdhi ne pushtet ne 2005 me mjaft premtime mirpo nderroi rruge e ktheu pushtetin ne funksion te tijin e femijeve te tij.U pasurua e pasuroi femijet ne kurriz te popullit.Keto 8 vite e vetma gje qe ka ditur te beje me se miri ka qene vjedhja,vjedhja e popullit.Duhet largur nje ore e me pare nga politika.

  • Shkrim i fuqishëm! Me ashpersi dhe goditje si gjarperit në kokë!Berisha,nje gjarper qe shqiptaret e vertet duhet t’i shtypin kokën!…Pa larguar kete monster te felliqur,nuk ka perparim Shqiperia!Ka ardhur momenti!…23 qershor ka qene gezimi im me i madh! Solla në jetë djalin tim të madh!23 qershor,2013 mesiguri gëzimi i largimit nga pushteti te vrasesit Berisha!…Kam arsye të medha per ta festuar!…Mesiguri do ta festoj shume bukur!…

  • NE RAST SE BERISH KA BERE RRUGE NUK ESHTE SE I KA BERE PER TE FITUAR POPULLI POR ESHTE MENYRA SE SI PERFITOJNE LEKE MINISTRAT E Z,MINISTRAT E TIJ SEPSE NE PERDORIMIN E LEKEVE NUK E KAP DOT SE SA LEIE JANE HEDHUR DHE SE SA JANE FUTUR NE XHEPAT E QEVERITAREVE DHE KETO LEKE JANE SHUME POR NE RAST SE DO TE HETOHEN MIRE NGA P.S. QE DO MARI QEVERISJEN DO DALIN TE GJITHA NE SHESH DHE VETEM ATEHERE POPULLI DO MARI VESH SE SA SHUME I KA GENJYER SALI I MBARUARI.

  • gjithqka mund te jete ky qen por mjek nuk asht vetem vrases mafioz i biri drogaxhi me 2 gra

  • Mjeku i cili ka bere betimin e hipokritit dhe te qenurit kriminel i vendit te tij dhe te popullit te tij ,TE jete per kete mjek do te perdorte metodat e Hitlerit vetem e vetem per te mbajtur pushtetin e perjetshem ,I semure psiqik totalisht

  • Saliu duhet te largohet menjeher nga pushteti ai eshte nje person me rrezikshmeri te larte per kombin tone ,nuk do te kursente asgje dhe askend vetem e vetem per te pasur edhe nje mandat tjeter ,Ne vendin tone po behet nj ebaterdi e madhe me votat ,duk ei blere dhe duke i shfrytezuar njerezit ne maksimum ,duke i kercenuar dhe duke ushtruar presion ,Ky njeri e ka deformuar totalisht demokracin e vendit

  • O burra o popull ne 23 qershor ta heqim qafe kete njeri qe kerkon te mbaje peng kete vend m,qe kerkon te mbaje peng te ardhemen e femijev tane ,Sa keq qe i ka bere Berisha ketij vendi nuk i kane bere te gjithe armiqte sebashku.Voto 29 sepse kjo ehte menyra me e mire per ti treguar fuqine e sovranit popull

  • Plakush i rrjedhur qe kerkon te shkaterroj me shume ket evend,tja uli koken per te mos e marre vetn kurre me ,se ne kete menyre mund ta nenshtroje me lehte.Eshte koha per rotacion dhe menjeher,vendi yne meriton shume e me shume ,dhe ka qene verte fatkeqesie madhe ekombit tone qe per kaq shume vite ka qene nen thundren e ketij njeriu te felliqur

  • Ti zoti Ermini qe shkruan keshtu ben pjese tek ata qe nuk kane bere hajer ne kohen e berishes, ai qe eshte profesionist i zoti ben hajer pavaresisht cili regjim eshte ne fuqi. Thjesht i paafte.

  • Gazetar I nderuar keni qene ndonjeher ne vendet e BE,qe flisni me kaq kopedenc.Se dyti Berisha nuk ka folur per gruen e Edi Rames,po per 5 grate e tij.

  • Shume mire artikulli. Mark.uk kam qene une (andej kam jetuar per 10 vjet) dhe keto shifra e shume te tjera qe zoteria nuk i ka permedur gjenden ne cdo raport te BE mbi transportin rrugor. Por ju jeni hienat e Saliut dhe ju duket se Shqiperia eshte fushe me lule. Te iki sa me shpejte Doktori i vdekjes dhe skamjes. Por si ta heqim? Ai eshte nje feudal dhe injorant i frikshem. Mbi te gjitha eshte apandesiti i shokut Enver. Shqiptaret tja tregojne vendin!

  • Vec mjeke nuk mund te jete ky njeri.Mjeket e njohin mire betimin e Hipokratit,por edhe ky njeri e njeh mire betimin e hipokritit.

  • eshte qesharake kur degjon se jane shtruar 10000 km rruge qe po ti shumzojne me 3000000 euro per kilometer si mesatare do te kemi nje fon per rruget prej 30 miljard dollare te shtrire ne 8 vjet do te thote se per cdo vite eshte shpenzuar rreth 4 miljad euro ne vit kur viti me i mire buxhetor ka grumbulluar rreth 5 miljard dollare ose reth 4 miljard euro ne keteo kushte nga buzheti i shtetit nuk eshte planifikuar asnje kokerr leku per gjera te tjera por vecem per rruge d.m.th nuk jane planifikuar asnje euro per te ngrene apo per spitale se po te fusim dhe spitalet shkollat dhe ujsjlellsit del qe per kete 8 vjet qeveria te kete shpenzuar 40 miljard euro te gjitha keto tregojne se kjo qeveri e ka humbur sensin e mases dhe nuk di se cfare te thote por mjere ky popull se ne dore te kuj ka rene dhe e keqe e kaesaj nuk eshte qeveria por vete populli si te proverbi se nga i erdhi e keqja pyllit do te pyesnin te paret tane dhe nuk do te nguroni te thonin nga vetvetja sepse i dha bishtin sopates e cila e kerdisi pyllin me te prere.

  • ne njerez normal jemi dhe te zezen se bejme dot te bardhe, si mund te ndjejm keqardhje per autorin e shkrimit dhe mos te ndjejm keqardhje per gjith poshtersite qe ka bere ky barbar ky diktator komunist ky spiun serb duhet ti themi se cfare i ka bere popullit ky basdard nga tja filloj se jane aq shum saqe nuk mund te gjesh dot nji te mire. une po te them vetem nji dhe me kryesoren.e di cdo te thote liri dhe se kush eshte liria?e pra ky barbar ka 20 vjet bashke me nanon qe na e kane penguar (ishim te fundit ne 2010 qe na pranoi europa te levizim per 3 muaj sepse jemi ne europe) po te kishim lirine ne si popull nuk do ndodhnin ato qe kane ndodhur per ne, si shembull po te marr hapjen e vizave ne 2010 tani jane zgjedhjet dhe njerzit kane dale e kane pare kush per vizite kush per te punuar do e shikojme si do dalin dhe se kush do i fitoje ,do i fitoje ky barbar ky komunist apo do i fitoje ai qe eshte artist dhe qe e beri tr metropol.nuk jam optimist se do beje mrekullira edi rama por njerzit do fitojne lirine.bej krahasimin skllever 45 vjet skllever 20 vjet dhe 2 vjet gjysem te lire dhe do kuptosh se kush i fiton zgjedhjet .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *