Kryesia e Partisë Demokratike ka nisur mbledhjen me dyer të mbyllura për të përcaktuar garën për kreun e ri të kësaj force politike dhe miratuar kandidaturat.
Mbledhja drejtohet nga sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho. Mungojnë Tabaku, Ruli, Bode.
Paloka mësohet të këtë thënë se në garë për kreun e PD janë 8 kandidatura dhe ka propozuar që të shkohet vetëm me dy, Bashën dhe Selamin.
Ndërkohë grupi anti-Basha ka propozuar ndryshim të rendit të ditës.
Basha dhe Selami takime me mbështetësit
Të hënën pasdite, Kryesia e Partisë Demokratike, do të përcaktojë nisjen zyrtare të garës për kreun e ri të kësaj force politike, por dy kandidatët kryesorë Lulzim Basha dhe Eduard Selami, kanë nisur takimet me mbështetësit.
Selami, prej disa ditësh vijon kontaktet me anëtarët e Partisë Demokratike. Surprizë ishte vizita e Lulzim Bashës në kafen e selisë blu ku u takua me mbështetës, por dhe shtrëngoi duart me sfiduesin Eduard Selami.
Pas kafes me mbeshtetësit, Basha hyri në zyrë ndërsa tha shkurt për mediat se është grupi organizator që vendos procesin.
Basha: Nuk kam asnjë koment, takova demokratë dhe do vazhdoj të takoj.Kur të fillojë fushata do t’ju njoftoj.
Pas shtrëngimit të duarve në kafe, kryetari i ngrirë Lulzim Basha dhe kandidati Eduard Selami, u takuan në zyrë ku kanë diskutuar rreth 45 minuta për procesin. Në dalje nga selia blu, Selami zbardhi atë çka i kishte thëne në zyrë Bashës por edhe në momentin kur shtërguan duart.
Selami: Ne u takuam me simpatizantët dhe demokratët e thjeshtë atje dhe uën i bëra një vërejtje pas shoqërore kandidatit Basha që e ka filluar pak me vonesë, unë e kisha filluar.
Eduard Selami i ka kërkuar atij edhe dorëheqjen që garanton barazinë në garë dhe shtyrjen e procesit për javën e parë të shtatorit.
Selami: Që ne të kthehemi dhe njëherë në shpresë për shqiptarët, PD ka për mision që të prezantojë përpara shqiptarëve një lidership të ri, nëj lidership bashkëkohor, demokratik që fatkeqësisht zoti Basha nuk e ka dhe këto zgjedhje këtë provuan. Unë kam bindjen se mund ta bëj këtë gjë. Kam shpresë dhe bindjen se demokratët do ta përkrahin. I sugjerova që data 22 është një datë që mua nuk më jep kohë të mjaftueshme për të bërë fushatë. Unë propozova si kompromis që të jetë java e parë e shtatorit me arsyen që ne na duhet që në grupin parlamentar të kemi lidershipin e ri. Nëse do isha në vendin e Bashës do të kisha dhënë dorëheqje për të krijuar një garë më të drejtë dhe më të ndershme. Ky është vendimi i tij.
Deputeti demokrat, Eduard Selami, i cili kërkon të rikthehet në krye të PD pas 22 vitesh, komentoi dhe qëndrimet e grupit në mbrojtje të statutit.
Selami: Komisioni organizativ do ta japë mendimin e tij, unë e dhashë mendimin tim që gara ka vend të jetë më e pastër duke u bërë ato kushte që thashë. Por nuk mendoj se kjo duhet të na bëjë ne që të bllokojmë të gjithë procesin sepse kjo do ta fuste PD në një spirale të pakëndshme, do të dobësonte opozitën në Shqipëri dhe kjo nuk është në interes as të PD dhe as të Shqipërisë.
Pranë grupit organizator të përbërë nga nënkryetarët Edi Paloka, Edmond Spaho dhe Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, janë regjistruar zyrtarisht si garues 4 kandidatë.
Lulzim Basha, Eduard Selami, Erion Piciri dhe Astrit Sinanaj. Jashtë garës ka mbetur Astrit Patozi, pasi burimet sqaruan për Ora News se ai nuk ka plotësuar dokumentacionin që përcaktohet në statut.
Patozi ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook, ndërsa thotë se Luzlim Basha, zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme për Partinë Demokratike.
Patozi thotë se pas kësaj, demokratëve u lind e drejta e çdo lloj forme reagimi për të mos lejuar rrëmbimin pa garë të mandatit të kryetarit.

Ne qoftese anetaret e PD vlersojne pozitive ngrehinen e cadres per 3 muaj le t’ia japin voten Bashes.
Ne qe jemi spektator dhe nuk na prishet gjiza nese u mbush apo u derdhe.Jemi ma objektive se ato te cilet vlersojne cadren pozitive.
Nuk ka testim ma te argumentushem se euforia e kryetarit ne cader.Veten e dinte te ndershem dhe gjithe te tjeret opozitare me PD i quante ne ekstrem negative te cilve iu bashkangjiti dhe nderkombetaret me te njejtin vlersim.Pra e gjithe bota e piste.Vetem Luli i cadres i paster.Rrezultati i votimeve e hodhi ne opozite.Varianti,3 muaj ne cader te binde qe nuk ka kapacitet te drejtoj asgja e jo ma nji Parti.Dy gishtat larte nuk te sjellin fitore.Fitore te sjell inteligjenca e trunit per te kuptuar aktualitetin dhe per ti dhane rrugezgjidhje ne perpsektive drejtimit te Partise.Te gjitha keto i mungojne Bashes.I cili kudo qe asht ingranue ne poste,detyrat e tije kane deshtuar.Ai ma shume se asgja asht nji deshtak i persosur.
Deshiroj qe ti therrasin mendjes se shendosh zgjedhesit te asaj partie qe te votojne rivalin garues.Nese duan te shpetojne PD.
Vlersoi kundershtaret me ne krye z.e nderuar Bregu.E cila mesa nuhas,gezon me objektivitet filozofik si teorik dhe praktik duke zgjidhur problemet me rezultate pozitive.
Pershendetje: NONXHOBONXHOS.
Pse nuk u pranuan kandidatet e tjere ? Kjo do te thote se ne PD nuk ka demokraci,por diktature Saliniane. A ka mundesi te terhiqet Selami ? Nuk e di. Po fleteve te votimit a do t’u vendosen numrat si 4 vjet me pare ,kur u zgjodh Basha ne menyre “Demokratike nga SAliu? Si ka mundesi te behet fushate per 15 dite? Kur do ti takoje kandidati antaret e partise qe te shpalli platformen ? Lesht e marikes. Kjo vertetoi se vetem PD nuk ka ,por parti koti . Se shpejti PD do te kete te 40-tat
Basha apo Selami eshte njesoj… selami kur nuk do bashkoje askend ne emerin e tij e di pse e basha po ashtu edhe e di pse. Pra PD ja eshte tash e mbas nje parti ne vdekje e siper,qe mbijeton ne politike kot si parazite deri sa te vdeke edhe Berisha,se PDja eshte parti familjar e asgje tjeter.