Mbledhja e Kryesisë së PD, rrëzohet kërkesa e grupit anti-Basha

Gazeta Dita

Grupi anti-Basha ka kërkuan ndryshim të rendit të ditës në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD.

Kërkesa për ndryshimin e rendit u lexua nga Gent Malko, drejtues i Departamentit të Pronave.

“Kryesia të anulojë procedurën e nisur për kryetarin e PD. Procedura për kryetarin e PD është anti statutore.

Kërkesa për rend dite të hidhet në votim të fshehtë. Kjo kërkesë mbështetet nga 1/6 e anëtarësisë”, tha Malko.

Kjo kërkesë hodh në votim, dhe mori vetëm 11 vota pro, duke u rrëzuar kështu pretendimi i grupit anti-Basha.

Mësohet se votimi për kërkesën e grupit anti-Basha u bë i hapur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *